Forcat ajrore izraelite bombarduan zonën pranë pallatit presidencial në Damask të Sirisë në orët e para të së premtes, pasi paralajmëruan autoritetet e vendit që të mos marshonin drejt fshatrave të banuara nga anëtarë të pakicës druze në jug, raporton La Repubblica.
Sulmi erdhi pas disa ditësh përleshjesh midis personave të armatosur pro-qeveritarë dhe luftëtarëve druzë pranë kryeqytetit, ku humbën jetën disa persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se avionët luftarakë shënjestruan një zonë ngjitur me pallatin e presidentit Husein al-Sharaa në Damask.
Kryeministri izraelit , Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz lëshuan një deklaratë të përbashkët: "Ky është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Ne nuk do të lejojmë që forcat të dërgohen në jug të Damaskut ose të përfaqësojnë ndonjë kërcënim për komunitetin Druze".
Komente
