Armëpushim midis Izraelit dhe Gazas

Bota

Izraeli dhe Gaza bëjnë armëpushim pas disa ditësh konflikt të dhunshëm

8 Gusht 2022, 07:32| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 15:42

  • Share

Midis Izraelit dhe Gazës u mbajt një armëpushim gjatë natës, pas tre ditësh dhunë të vazhdueshme. Menjëherë pas vendimit, armët pushuan nga të dyja palët.

Ky armëpushim u ndërmjetësua nga Egjipti, i cili thuhet se ka dërguar një delegacion zyrtarësh në Izrael të shtunën për të vepruar si ndërmjetës.

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm - duke konfirmuar mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, duke vënë në dukje shqetësimin e SHBA-së për viktima civile.

Konflikti i fundit pason arrestimin nga Izraeli të Bassem Saadi, i cili raportohet të jetë kreu i PIJ në Bregun Perëndimor, para një jave. Gjatë këtij konfliktit janë raportuar të paktën 44 të vrarë, mes tyre 6 fëmijë dhe disa luftëtarë të PIJ-së - duke përfshirë udhëheqësit Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari.

PIJ, e cila është një nga grupet më të forta militante që vepron në Gaza, mbështetet nga Irani dhe ka selinë e saj në kryeqytetin sirian Damask. Ajo ka qenë përgjegjëse për shumë sulme, duke përfshirë raketat dhe të shtënat kundër Izraelit.

Izraeli dhe Xhihadi Islamik Palestinez luftuan një konflikt pesë-ditor në nëntor 2019 pasi luftimet shpërthyen pas vrasjes nga Izraeli të një komandanti të PIJ-së për të cilin Tel Avivi tha se po planifikonte një sulm të afërt. Dhuna la 34 palestinezë të vdekur dhe 111 të plagosur, ndërsa 63 izraelitë kishin nevojë për trajtim mjekësor. Izraeli tha se 25 nga palestinezët e vrarë ishin militantë, përfshirë ata që u goditën duke u përgatitur për të lëshuar raketa.

Ora 15:40
Pas armëpushimit, Izraeli rihap pikat kufitare me Gazën

Izraeli ka rihapu këtë të hënën pikat kufitare në Gaza pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti me grupin militant të Xhihadit Islamik që i dha fund shpërthimit më serioz të luftimeve rreth enklavës së paqëndrueshme palestineze në më shumë se një vit. Të paktën 44 persona, përfshirë 15 fëmijë, u vranë gjatë 56 orëve të dhunës, që filloi pas sulmit ajror izraelit ndaj një komandanti të lartë të Xhihadit Islamik. Izraeli tha se kishte vepruar për të parandaluar një sulm të planifikuar nga grupi i mbështetur nga Irani.

Qindra njerëz të tjerë u plagosën dhe disa shtëpi u shkatërruan në Rripin e Gazës. Militantët palestinezë qëlluan më shumë se 1000 raketa mbi Izraelin, duke i dërguar banorët e zonave jugore dhe qyteteve të mëdha, përfshirë Tel Avivin, të ikin në strehimore.

Në një konferencë shtypi të transmetuar në stacionin pro-iranian Al Mayadeen pas armëpushimi të dilën vonë, udhëheqësi i Xhihadit Islamik Ziad al-Nakhala deklaroi: "Kjo është një fitore".

Por Izraeli tha se Xhihadi Islamik ishte dobësuar.

"Nuk ka dyshim që Xhihadit Islamik iu dha një goditje e rëndë nga e cila do të duhet kohë për t'u rikuperuar," tha një zyrtar ushtarak izraelit, duke vënë në dukje humbjen e dy komandantëve të lartë, të cilat ai tha se do të pengonin rëndë aftësinë e tij për të planifikuar dhe kryer operacione. .

Përveç dy komandantëve, zyrtarët izraelitë thanë se rreth 20 luftëtarë u vranë nga sulmet dhe u shkatërruan sasi të mëdha armësh antitank dhe objekte të prodhimit dhe magazinimit të raketave./REUTES

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?