Bota

Izraeli dhe Hamasi progres në negociata për paqen në Gaza

30 Prill, 16:11| Përditesimi: 30 Prill, 16:16

  • Share

Negociatat e zhvilluara në Egjipt për një armëpushim në Gaza kanë arritur një "përparim të rëndësishëm". Këtë e konfirmojnë për Reuters dy burime egjiptiane të sigurisë.

Burimet thanë se kishte një konsensus për një armëpushim afatgjatë në enklavën e rrethuar, edhe pse bisedimet kanë ngecur në disa pika. Hamasi në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk është I gatshëm të dorëzojë  armët, një kërkesë kryesore e IZraelit kjo.

Të hënën e ardhshme një delegacion egjiptian do të takohet me një delegacion izraelit të kryesuar nga ministri i çështjeve strategjike Ron Dermer në Kajro. Të dielën e fundit, kryeministri i Katarit, Al Thani tha se një takim i fundit në Doha në përpjekjet për të arritur një armëpushim bëri njëfarë përparimi, por vuri në dukje se ende nuk kishte marrëveshje për mënyrën se si do t'i jepet fund luftës.

Ai tha se grupi militant është i gatshëm të kthejë të gjithë pengjet e mbetura izraelitë nëse Izraeli i jep fund luftës në Gaza.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?