Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të shtunën e 17 majit.
Kreu i qeverisë spanjolle ka deklaruar sot (19 maj) se Izraeli duhet të përjashtohet nga Konkursi i Eurosongut për arsye “solidariteti me popullin palestinez, që po përjeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”.
“Nuk mund të kemi standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për kulturën”, u shpreh Pedro Sánchez. Ai iu referua precedentit të kaluar, duke vijuar argumentin se “nëse Rusia u përjashtua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës, atëherë as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë”.
“Përkushtimi i Spanjës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, ashtu siç duhet të jetë për të gjithë Evropën. Të solidarizohemi me popullin palestinez, që jeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”, tha Sanchez mes të tjerash, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.
Ai këmbënguli se nuk mund të kishte dy standarde edhe në fushën e kulturës dhe artit:
“Nuk besoj se u habit askush kur kërkuam përjashtimin e Rusisë nga ngjarjet ndërkombëtare, përfshirë, siç pamë këtë fundjavë, edhe Eurosongun. Prandaj, as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë. Sepse nuk mund të kemi dy standarde kur bëhet fjalë për kulturën”, theksoi ai.
Të shtunën, televizioni publik spanjoll sfidoi organizatën që administron Eurosongun, Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU), e cila e kishte paralajmëruar që të ndalonte referencat për sulmin në Gaza, duke kërcënuar me sanksione.
Megjithatë, RTVE transmetoi një mesazh mbështetës për popullin palestinez pak para fillimit zyrtar të konkursit. Në prill, RTVE kishte kërkuar nga organizatorët e konkursit, EBU, që të diskutonin praninë e Izraelit në Eurosong për shkak të shqetësimeve rreth situatës në Gaza.
Spanja, e cila më 28 maj 2024 njohu shtetin e Palestinës së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, është bërë gjatë muajve të fundit një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe historikisht mbështet çështjen palestineze.
Komente

Ku jane shtetet e tjere qe vetequhen vende demokratike ? Perse nuk veprojne si Spanja qe me te vertet po e tregon veten se eshte shtet me vlera kurse te tjeret jane vetem servila dhe lepires te cifuteve qe po bejne genocid ne Gaza
Përgjigju