Irani duket se ka ndërruar planet sa I takon një kundërpërgjigjeje ndaj Izraelit, pas sulmit të javës së kaluar.
Sky News në arabi menjëherë pas sulmit, citonte burime të cilat thoshin, se Irani i kishte komunikuar Izraelit se nuk do të ndërrmerte sulme. Por të hënën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, tha se Irani do të përdorte të gjitha mjetet që kishte në dispozicion për një përgjigje ndaj shtetit hebre.
Ai flet edhe për formën e sulmit që Irani mund të ndërmarrë ku thekson se mënyra e përgjigjes është e varur nga mënyra e sulmit. Izraeli sulmoi objektiva ushtarake javën e kaluar si hakmarrje ndaj 200 raketave që Irani lëshoi në 1 tetor ndaj Izraelit.
Ndaj iranit u bë thirrje menjëherë nga Presidenti amerikan Joe Biden, i cili kërkoi që shteti islamik të mos reagojë duke cilësuar si të drejtë kundërpërgjigjen e Izraelit.