Izraeli ekzekuton 4 'terroristë': Kishin rrethuar gardhin e sigurisë në Liban me bomba

17 Tetor 2023, 10:24
  • Share

1697531049_r.jpg

Forcat izraelite pretendojnë se kanë penguar një tentative për sulm me bomba nga Gaza, që ishin vendosur në gardhin e sigurisë në Liban, gati për të plasur. Në kushtet e emergjencës për të parandaluar sulmin, forca izraelite ka hapur zjarr ndaj 4 'terroristëve' të cilët mbetën të vrarë në kufi. 

“Pak kohë më parë, një forcë e IDF-së pengoi një përpjekje për të vendosur pajisje shpërthyese përgjatë kufirit me Sirinë. Forcat speciale që po kryenin një pritë pranë një poste të IDF-së në lartësitë jugore të Golanit, vunë re një numër terroristësh që vendosnin mjete shpërthyese përgjatë kufirit", thuhet në njoftimin e zëdhënësit të IDF-së.

Deklarata vuri në dukje se forcat e IDF në veri ishin në një nivel të lartë gatishmërie dhe paralajmëruan Sirinë se Izraeli e konsideron Damaskun përgjegjës për çdo sulm që vjen nga territori i tij, raporton agjencia e lajmeve TimesofIsrael.

Incidenti erdhi në mes të tensioneve të larta në zonë, teksa ushtria përgatitej për një sulm nga Hezbollahu përgjatë kufirit pas një tentative të supozuar për sulm nga grupi terrorist të hënën e kaluar. Hezbollahu ka qenë gjithashtu aktiv në Siri, ku luftoi në mbështetje të regjimit të Asadit.

Gjatë javëve të fundit, Hezbollah ka kërcënuar një formë hakmarrjeje për vdekjen e një prej luftëtarëve të saj javën e kaluar në Siri në një sulm ajror që ia atribuoi Izraelit, por që shteti hebre nuk e ka pranuar zyrtarisht kryerjen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?