Bota

Izraeli fillon operacionin e pushtimit të qytetit të Gazës, IDF: Po kontrollojmë periferitë! OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

21 Gusht, 07:17| Përditesimi: 21 Gusht, 12:47

  • Share

Disa orë pasi qeveria izraelite miratoi planin e pushtimit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin filluar operacionin në qytetin e Gazës. Me fazën e parë të operacionit, ka nisur edhe largimi i qindra palestinezëve në periferi të Zeitounit dhe Sabrës po lëvizin drejt pjesës veriperëndimore të qytetit.

"Forcat tona tashmë kontrollojnë periferitë e qytetit", tha zëdhënësi i IDF-së Effie Defrin, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi përshpejtimin e operacioneve për të kapur fortesat e fundit të Hamasit.

Në shërbim do të thirren edhe rreth 60 mijë rezervistë. Defrin konfirmoi se afërsisht 60,000 letra rekrutimi do të dërgohen këtë javë, dhe 20,000 të tjera priten deri në fund të muajit, ndërsa konfirmoi se po punojnë për të siguruar hapësirën e nevojshme për civilët që të evakuohen në mënyrë të sigurt.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim "për të shmangur vdekjen dhe shkatërrimin". Hamasi, nga ana tjetër, përmes një deklarate u bëri thirrje ndërmjetësve që të ushtrojnë presion maksimal mbi udhëheqjen izraelite për operacionin e nisur. 

Miratimi i planit të pushtimit të qytetit të Gazës dhe operacionet fillestare po zhvillohen në sfondin e një propozimi nga Hamasi, që do të përfshinte lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe një armëpushim 60 ditor, por deri më tani, Izraeli ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht këtij propozimi.

Lajm në përditësim…

Ora 09:00
Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, kritikon edhe miratimin e planit për Bregun Perëndimor

1755552506_antonioguterres.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Kritikon gjithashtu edhe miratimin e planit për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor. 

"Është thelbësore të arrihet menjëherë një armëpushim në Gaza dhe lirimi pa kushte i të gjithë pengjeve, duke shmangur humbjen masive të jetës dhe shkatërrimin që një operacion ushtarak kundër Gazës do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme. Në të njëjtën kohë, vendimi i autoriteteve izraelite për të zgjeruar ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme, të cilat do të ndanin Bregun Perëndimor, duhet të përmbyset. Çdo ndërtim vendbanimesh përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare", u shpreh ai. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bum: 21/08/2025 14:35

    Bota mendoj se fitoj kunder nazismit por kjo u rithemelua ne vitin 1948 me keq se e vjetra

    Përgjigju
  • Juri: 21/08/2025 10:53

    Cifutet bota duhet ti konsideroje shtet terrorist dhe duhet te nderprese cdo maredhenie me ta , tju bej izolim total se po bejne genocidin me te papare ne historine e njerezimit ata mostra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?