Lufta në Gaza

Bota

Izraeli fillon operacionin ushtarak në Gaza, përgjigjet Hamasi: Do ta paguajnë me gjak! SHBA-ja refuzon vizat për zyrtarët palestinezë

29 Gusht, 20:47| Përditesimi: 29 Gusht, 22:44

  • Share

Izraeli ka nisur fazën e parë të operacionit ushtarak në Gaza për ta pushtuar tërësisht. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i cili në një postim në rrjetin social X se: “Nuk po presim, kemi nisur fazat e para të sulmit”.

Ai theksoi se po veprojnë me forcë të madhe në periferi të qytetit. Al Jazeera ka raportuar për një numër të madh refugjatësh palestinezë, që po largohen për shkak të bombardimeve.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Hamasi përmes zëdhënësit Abu Obeida, duke paralajmëruar se plani i pushtimit të Rripit të Gazës do të ketë një efekt shkatërrues për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Izraelit.

“Ushtria armike do ta paguajë me gjak këtë çmim”, ka deklaruar ai.

Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’u lëshojnë viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilët është paraparë të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshme, ku Franca po udhëheq një përpjekje për njohjen e një shteti palestinez.

“Sekretari [amerikan i Shtetit] Marco Rubio po refuzon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës [PLO] dhe Autoritetit Palestinez para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

“Administrata e presidentit Donald Trump ka qenë e qartë: interesat e sigurisë sonë kombëtare për të mbajtur përgjegjës PLO-në dhe Autoritetin Palestinez për mospërmbushjen e zotimeve të tyre dhe për minimin e mundësive për paqe”, shtoi DASH-i.

Obeida ka kërcënuar gjithashtu se nëse vdesin pengjet, përgjegjësia do të bjerë mbi qeverinë izraelite.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë shpallur se kanë gjetur trupin e pengut të vrarë Ilan Weiss 56 vjeç dhe mbetje të një pengu tjetër, i cili është në proces identifikimi. Weiss u vra më 7 tetor 2023. Trupi i tij u transportua në Gaza.

Në Gaza, Hamasi besohet se ka ende 48 pengje izraelitë, nga të cilët 20 janë ende të gjallë.

Në një mesazh të dërguar në Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se do të ndërpresin procesin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin e Gazës, duke e cilësuar këtë vend si një “zonë të rrezikshme luftarake”.

Përmasat e tragjedisë nga bombardimet në Gaza janë të frikshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri tani janë vrarë të paktën 63,025 palestinezë dhe mbi 159,490 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nisën më 7 tetor 2023. Vetëm në 24 orët e fundit, 59 palestinezë, përfshirë 23 që kërkonin ndihmë humanitare, janë vrarë.

V.GJ /K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 29/08/2025 21:15

    Nuk po shikoj asnje reagim te ashper te leaderve perendimore kundra cifuteve madje po i perkrahin duke u derguar arme dhe mbshtetje per te shfarosur popullin Palestines keta mbeturina e e mbajne veten per vende demokratike , por qe nuk kane lidhje fare me demokracine keta jane barbaret e shekullit te 21

    Përgjigju
    • Lala: 30/08/2025 07:46

      Ne fillim kerko reagim te ashper NGA vendet myslimane vellezer te palestinezeve.pastaj Mendo per perendimoret DAKU.se VEC Irani lef kundra izraelit per kette muhabet

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Çmendet' trafiku, kush e ka përgjegjësinë?