Bota

Izraeli frikëson Teheranin, avion gjuajtës depërtojnë fshehurazi në hapësirën ajrore të Iranit

27 Korrik 2019, 12:34| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 12:37

  • Share

Avion gjuajtës izraelit F-35 "Adir" depërtuan në mënyrë të përsëritur në hapësirën ajrore iraniane, por askush nuki  vuri re.

“F-35s” kanë fluturuar disa herë mbi Teheranin, Karajrakun, Isfahanin, Shirazin dhe Bandar Abbasin për të fotografuar sistemet e mbrojtjes anti-ajrore të Iranit.

Incidenti që ka ndodhur muaj më parë por që është mbajtur sekret dhe vetë tani ka dalë në dritë, ka sjellë shkarkimin e komandantit të Mbrojtjes Ajrore të Iranit, gjeneralit Farzad Ismaili.

Incidenti konfirmon se mbrojtja ajrore e iraniat, pavarësisht se bazohet në sisteme të evoluar si Tor-M1 dhe S-300, është i depërtueshëm.

Shteti hebre ka zhvilluar teknologji të afta për të mashtruar radarët e armikut.

Lajmi është një goditje serioze për Iranin, i cili humbet një nga dy shtyllat e tij të mbrotjes, veç Pasdaranit, Rojeve Revolucionare të Teheranit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?