Izraeli ka përfunduar operacionin e tij në kampin e refugjatëve Jenin pas dy ditësh përleshje të dhunshme, nga ku mbetën të vrarë dymbëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit.
Natën e kaluar, forcat izraelite filluan të largoheshin nga Jenin, kampi i refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku ata kishin kryer një operacion dy-ditor me dronë dhe trupa ushtarakë.
Ushtria izraelite tha se ndërhyrja në kampin e refugjatëve palestinezë, ishte një operacion kundër terrorizmit, ndërsa ministria e jashtme palestineze i quajti përleshjet një luftë të hapur kundër popullit të Jeninit.
Në orët para të mëngjesit të ditës së sotme, Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza, të cilat ishin një përgjigje ndaj pesë raketave të lëshuara nga militantët e Gazës më herët gjatë natës, të cilat u kapën të gjitha, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Sirenat u ndezën në qytetin jugor izraelit të Sderot dhe në qytetet përreth.Mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë deri tani për sulmin me raketë.
Sulmi i ushtrisë izraelite shkaktoi përplasje të forta mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve palestinezë, të ndjekur nga përleshje të dhunshme në rrugë midis të rinjve dhe forcave palestineze të sigurisë.
Në kamp, OKB-ja tha mbrëmë se kishte dëme të konsiderueshme në rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike, ndërsa ushqimi, ilaçet dhe formula e qumështit për fëmijë po mbaronin.
Çfarë është kampi Jenin?
Kampi Jenin është një kamp refugjatësh në qytetin e Jeninit, i cili ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Kampi Jenin ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 1950 dhe u krijua për palestinezët e zhvendosur gjatë luftës së viteve 1948-49, e cila rrethoi krijimin e Izraelit.
Aktualisht është shtëpia e rreth 24 mijë njerëzve, të cilët jetojnë në një sipërfaqe prej vetëm 42 km katrorë.
Forcat izraelite filluan të tërhiqen nga kampi Jenin pas një operacioni ushtarak dy-ditor në të cilin vdiqën 12 palestinezë, së bashku me një ushtar izraelit.
Në orët para të mëngjesit të ditës së sotme, Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza, të cilat ishin një përgjigje ndaj pesë raketave të lëshuara nga militantët e Gazës më herët gjatë natës, të cilat u kapën të gjitha, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Nga shpërthimi në Gaza nuk u raportua për të lënduar, por vetëm për dëme në infrastrukturë dhe në lidhjen me energjinë elektrike.
Në të njëjtën kohë në kampin prej 42 kilometrash ku janë strehuar refugjatët palestinezë janë regjistruar dëme të shumta materiale.
Tërheqja e trupave izraelit nga kampi shkaktoi përplasje me militantët palestinezë, të cilat vijuan deri në orët e para të mëngjesit.