Abbas Araghchi
"Ne rezervojmë plotësisht të drejtën për t'iu përgjigjur këtij agresioni që nuk mund të ndahet nga gjenocidi i Izraelit në Gaza dhe gjakderdhja në Liban. Bota duhet të bashkohet kundër këtij kërcënimi të përbashkët për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."
Kështu shkroi ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi rrjetet sociale, lidhur me sulmet izaelitë të mbrëmjes së djeshme.
"Ne e dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj qendrave ushtarake iraniane si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Katër heronj të ushtrisë sonë sakrifikuan jetën e tyre për të mposhtur këtë sulm të pamatur dhe frikacak", shtoi kreu i diplomacisë së Teheranit.
Lajmi kryesor:
Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA
K.M/ReportTv.al