Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu

Bota

Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza, Netanyahu: Asgjë nuk ka mbaruar

14 Maj 2021, 17:04| Përditesimi: 14 Maj 2021, 17:06

  • Share

Izraeli intensifikoi sulmet në Gazës këtë të premte, duke shënjestruar tunelet militante palestineze në përpjekje për të ndalur sulmet e vazhdueshme me raketa në qytetet izraelite.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu tha se Hamasi do të goditet edhe më fort dhe se ende asgjë nuk ka mbaruar.

"Unë thashë që do të godisnim fort Hamasin dhe grupet e tjera terroriste dhe kjo është ajo që po bëjmë. Ende nuk ka mbaruar. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar sigurinë e qytetarëve tanë" tha ai.

Sulmi 40 minutësh i izraelit, para agimit, vrau 13 palestinezë, duke përfshirë edhe një nënë së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, sipas zyrtarëve në Gaza. Operacioni izraelit përfshiu 160 aeroplanë si dhe tanke dhe artileri që qëlluan nga jashtë Rripit të Gazës.

Ky sulm u pasua me breshëri raketash palestineze kundër Izraelit jugor, në ditën e pestë të luftimeve më serioze midis Izraelit dhe militantëve të Gazës që nga viti 2014.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?