Ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza

1 Gusht, 14:25| Përditesimi: 1 Gusht, 14:32

  • Share

Mohammed Deif, kreu i krahut ushtarak të Hamasit që nga viti 2002, u vra muajin e kaluar në një sulm ajror izraelit në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Lajmin e vdekjes e kanë konfirmuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), raporton agjencia e lajmeve Times of Israel.

Deif u vra në një sulm që synonte një kompleks që i përkiste Rafa Salameh, komandantit të Brigadës Khan Yunis të Hamasit, në zonën Khan Yunis më 13 korrik të muajit të kaluar.

Ai dyshohet të jetë një nga organizatorët e sulmeve të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, ku të paktën 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u rrëmbyen.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?