Izraeli do të krijojë një institucion që do të mbikëqyrë "largimin vullnetar" të palestinezëve nga Rripi i Gazës.
Një zëdhënëse e kryeministrit Benjamin Netanyahu konfirmoi një ditë më parë se ky institucion do të bëhet pas miratimit nga kabineti izraelit i sigurisë të planit të Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz gjatë fundjavës.
Ata që dëshirojnë të largohen nga zona e rrethuar bregdetare palestineze në brigjet e Detit Mesdhe duhet t’u mundësohet largimi “në përputhje me ligjet izraelite dhe ndërkombëtare si dhe në përputhje me vizionin e presidentit amerikan Donald Trump”, tha ministria në një deklaratë.
Sa i përket se cilat janë vende të treta ku mund të shkojnë njerëzit që duan të largohen nuk përmendet.
Kjo gjë dikur konsiderohej një fantazi e ekstremit të djathtë - dhe vjen pavarësisht premtimit të mëparshëm të kryeministrit për të mos zhvendosur përgjithmonë popullsinë civile të Gazës, shkruan CCN.
Kritikët kanë thënë se çdo zhvendosje masive e palestinezëve në mes të një lufte shkatërruese do të përbënte spastrim etnik , një akt i lidhur me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar.
Zyrtarët izraelitë kanë kundërshtuar se emigrimi do të ishte vullnetar dhe në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare.
Por grupet e ndihmës argumentojnë se lufta e Izraelit e ka bërë pothuajse të pamundur jetën në Gaza. Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i ndihmave emergjente të Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur enklavën " të pabanueshme ", duke thënë se njerëzit e saj "po dëshmojnë kërcënime të përditshme për vetë ekzistencën e tyre".
Komente
