Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Bota

Izraeli kryen operacione në Bregun Perëndimor 2 ditë pas nënshkrimit të armëpushimit në Gaza, 8 të vdekur

21 Janar, 17:21| Përditesimi: 21 Janar, 17:25

  • Share

Ushtria izraelite bastisi qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor duke vrarë të paktën 8 palestinezë. Veprimi, i nisur një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po heq sanksionet ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë që sulmuan fshatrat palestineze, u njoftua nga Netanyahu si një ofensivë e re kundër grupeve militante të mbështetura nga Irani.

Ushtria tha se ushtarët, policia dhe shërbimet e inteligjencës kishin filluar një aksion kundër terrorizmit në Jenin. Ai pason një operacion javor nga forcat palestineze të sigurisë për të rivendosur kontrollin në kampin e refugjatëve ngjitur, e cilësuar si një qendër kryesore e grupeve të armatosura militante, duke përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Me fillimin e operacionit, forcat palestineze u tërhoqën nga kampi i refugjatëve.

Shërbimet shëndetësore palestineze thanë se të paktën 7 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur filloi sulmi izraelit. Lëvizja në Jenin, ku ushtria izraelite ka kryer bastisje të shumta dhe inkursione në shkallë të gjerë gjatë viteve të fundit, vjen vetëm dy ditë pas fillimit të armëpushimit në Gaza dhe sjell rrezikun për më shumë dhunë në Bregun Perëndimor.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?