Ndihma humanitare në Gaza

Bota

Izraeli lejon futjen e ndihmave të programit botëror, 56 kamionë hyjnë në Gaza nga vendkalimi i Erezit

12 Qershor, 15:24| Përditesimi: 12 Qershor, 16:26

  • Share

Për herë të parë pas disa muajsh, autoritetet izraelite kanë autorizuar 56 kamionë me ndihmë humanitare të Programit Botëror Ushqimor që të hyjnë në Gaza direkt nga vendkalimi verior i Erezit.

Kjo u raportua këtë të enjte nga COGAT, autoriteti izraelit që menaxhon aktivitetet qeveritare në Territore, duke theksuar se vendimi u miratua nga "niveli politik dhe me rekomandimin e autoriteteve të sigurisë". Për dy muaj e gjysmë që nga 2 marsi, Izraeli ka bllokuar hyrjen e çdo ndihme humanitare në Rrip.

Më 19 maj, ai autorizoi rifillimin e një sasie të kufizuar, por vetëm përmes vendkalimit Kerem Shalom, në Gazën jugore.

Vendet e shpërndarjes së ndihmave janë kthyer edhe në skena të vrasjeve masive, pasi Izraeli në disa raste ka qëlluar mbi civilët palestinezë. Vetëm të mërkurën, ushtria izraelite pranë qendrës së ndihmave ne Netzarim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?