Izraeli ka mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e djeshme për ndeshjen ndaj kuqezinjve. Delegacioni i Kombëtares izraelite është shoqëruar nga Rinasi deri në akomodimin në hotel nën masa të rrepta sigurie madje edhe nga forcat Renea.
E njëjta gjë pritet të ndodh edhe deri në largimin e Kombëtares së Izraelit nga Shqipëria. Të premten në Elbasan luhet ndeshja e parë e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në vizitën e fundit të bërë në Elbasan para dy vitesh Izraeli fitoi ndaj Shqipërisë.
Komento