Një vajzë duke mbajtur në duar flamurin e komunitetit LGBT

Izraeli ndalon 'terapinë e konvertimit' për homoseksualët! Ministri i Shëndetësisë: Orientimi seksual s'është një problem që duhet trajtuar

14 Shkurt 2022, 14:46| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 14:50

  • Share

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë. Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter.

“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz.

Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.

Gjermania ka miratuar një ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit” më 2020. Prej atëherë, këto terapi janë ndaluar plotësisht për të rinjtë dhe për të rriturit në situata të caktuara.

Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit. Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen./REL/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?