Izraeli ka njoftuar pezullimin e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, pasi ministri i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, kërcënoi të jepte dorëheqjen nga qeveria nëse nuk merren masa për të parandaluar që ndihma të arrijë te Hamasi, tha një burim për Channel 12, i cituar nga Times of Israel. Lajmi erdhi menjëherë pasi zyra e kryeministrit njoftoi se Benyamin Netanyahu kishte urdhëruar IDF-në të hartonte një plan brenda 48 orëve për të parandaluar Hamasin të vjedhë ndihmën. Pezullimi i shpërndarjes së ndihmave do të mbetet në fuqi derisa ushtria të paraqesë planin e saj, shtoi burimi.
Ndërkohë, sulmet ndaj palestinezëve vijojnë. Të paktën 30 persona u vranë këtë mëngjes në sulmet e forcave izraelite në Gaza, tre prej të cilëve po prisnin shpërndarjen e ndihmës humanitare në pikat e shpërndarjes, raporton Al Jazeera, duke cituar burime nga spitalet në Rrip. Njëri prej tyre, sipas burimeve në Spitalin Nasser, u vra nga një dron ushtarak izraelit në një sulm pranë spitalit fushor jordanez në perëndim të Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.
//Ansa //La Repubblica
Komente
