Pas shpalljes së një njoftimi për evakuim për banorët e Qytetit të Gazës dhe një njoftimi specifik për atë ndërtesë të veçantë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftoi se është sulmuar një pallat që përdorej nga Hamasi në lagjen Sheikh Radëan.
Lajmin e raportoi Gazeta izraelite online Ynet. Sipas zëdhënësit, "terroristët kishin instaluar pajisje për mbledhjen e të dhënave në ndërtesë dhe kishin ngritur pozicione vëzhgimi për të monitoruar lëvizjet e forcave izraelite në zonë". Gjithashtu është raportuar se ndërtesa ishte mbushur me kurthe shpërthyese "në pritje të hyrjes së trupave në qytet".
Ndërkohë të paktën 35 të vdekur nga sulmet janë regjistruar në gjithë rripin e Gazës që nga agimi, përfshirë 25 në Gaza City. 8 persona sipas agjencisë Uafa u vranë në një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi në lagjen Sheikh Radëan, në veri të qytetit të Gazës. Një fëmijë palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një automjeti në Khan Yunis. Sa I takon bilancit të kësaj të shtune, 6 të vdekur sipas Al Jazeeras prisnin në radhë për ndihma.
Ushtria izraelite (IDF) kishte lëshuar më parë një njoftim urgjent për evakuim për banorët e disa blloqeve në Gaza City, të cilat do të goditeshin së shpejti, për shkak të pranisë së infrastrukturës terroriste të Hamasit brenda ose pranë saj. Këtë e shkroi në rrjetin X koloneli Avihai Adraee, zëdhënës i IDF për gjuhën arabe.
Njoftimi kishte të bënte veçanërisht me "Kullën Al-Ra’i" dhe tendat përreth saj, "të vendosura në kryqëzimin mes Rrugës Beirut dhe Rrugës së Ligës Arabe". Në njoftim thuhet: "Për sigurinë tuaj, jeni të detyruar të evakuoheni menjëherë drejt jugut, drejt zonës humanitare të Al-Maëasi, në Khan Yunis."
Gjatë ditës së djeshme, forcat izraelite vranë më shumë se 50 palestinezë në Gaza, përfshirë të paktën shtatë fëmijë, gjatë sulmeve ndaj Qytetit të Gazës sipas faqes online të Al Jazeera. Amnesty International, e cituar nga televizioni katariot, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i sulmit izraelit në Gaza City do të ketë “pasoja katastrofike dhe të pakthyeshme” për popullin palestinez.
Komente

Mjerë populli fukara që po vdes për bukë e ujë....çfar bën bota e qytetëruar...
PërgjigjuTani ka mbetur vetem t'a leroni dhe te hidhni kripe nga mbrapa! Gaza duket si Berlini pas LIIB dhe si Berlini ka per te rilindur nga germadhat,jo nga /planet/izraelie e trumpiste,por nga populli i saj-palestinezet.
Përgjigju