Lufta në Gaza

Bota

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

6 Qershor, 15:26| Përditesimi: 6 Qershor, 15:34

  • Share

Sulmet izraelite në Gaza nuk munguan edhe për Kurban Bajramin, një nga festat më të shenjta të Islamit, duke kryer një seri sulmesh ajrore dhe artilerie mëngjesin e së premtes.

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, sipas Anadolu. Në jug të Gazës, avionët luftarakë kryen bastisje të shumta në Khan Younis, ku u shënjestruan lagjet e banuara në pjesët qendrore, veriore dhe lindore te qytetit.

Një fëmijë u vra nga forcat izraelite pranë zonës së paraburgimit Al-Saraya në Khan Younis. Katër persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një dron izraelit goditi një stacion karikimi të telefonave celularë të ngritur midis tendave që strehonin familjet e zhvendosura në Khan Younis.

Katër palestinezë të tjerë u vranë në Rafah pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash, të njëjtat vende që kanë qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse izraelite që nga themelimi i tyre në fund të muajit të kaluar.

Në veri të Rripit të Gazës, burime mjekësore raportuan se nëntë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite bombarduan shtëpitë e banimit në Jabalia.

Sulme pati gjithashtu edhe lagjen Al-Tuffah të qytetit të Gazës, ndërsa sulmet ajrore goditën qytetin Jabalia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?