Palestinezë në rrënojat e banesave

Bota

Izraeli nuk ‘trembet’ nga vizita e Trump në Lindjen e Mesme, intensifikon bombardimet në Gaza  

14 Maj, 14:35| Përditesimi: 14 Maj, 14:45

  • Share

Sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 50 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës të mërkurën, thanë autoritetet lokale të shëndetësisë, në një përshkallëzim të ndjeshëm të bombardimeve ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdoi vizitën e tij në Lindjen e Mesme. Pjesa më e madhe e viktimave ishin kryesisht gra dhe fëmijë.

Raportet e shtypit izraelit cituan zyrtarë të sigurisë duke nënvizuar se udhëheqësi ushtarak i Hamasit, Mohammad Sinwar, dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin vrarë në një sulm të martën ndaj asaj që ushtria izraelite e përshkroi si një bunker komande dhe kontrolli nën Spitalin Evropian në qytetin jugor të Khan Younis. Pak para se të fillonin sulmet izraelite, ushtria lëshoi ​​urdhra evakuimi për banorët në zonën e Jabalia dhe Beit Lahiya.

Përshkallëzimi i situatës nga ana e Izraelit erdhi kundër shpresave të palestinezëve se vizita e Trump mund të ushtrojë presion për një ulje të sulmeve. Hamasi të hënën liroi Edan Alexander, pengun e fundit amerikan të gjallë, përpara udhëtimit të Trump.

Duke folur në Riad të martën, Trump u shpreh se populli i Gazës meritonte një të ardhme më të mirë.

Përpjekjet për të rënë dakord për një armëpushim kanë dështuar në javët e fundit, me Hamasin dhe Izraelin.

SHBA-të kanë paraqitur gjithashtu një plan për të rihapur shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza duke përdorur kontraktorë privatë. Izraeli, i cili vendosi një bllokadë totale të furnizimeve që hyjnë në Gaza që nga 2 marsi, e ka miratuar planin. Por ai është refuzuar nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës dhe detajet kryesore, duke përfshirë financimin dhe donatorët, mbeten të paqarta.

Izraeli filloi pushtimin e Gazës në hakmarrje për sulmin e udhëhequr nga Hamasi ndaj komuniteteve në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, që vrau rreth 1,200 njerëz, sipas të dhënave izraelite.

Bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 52,900 palestinezë. Popullsia e saj prej rreth 2.3 milionë banorësh është në prag të urisë, sipas grupeve të ndihmës dhe agjencive ndërkombëtare/Reuters

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?