Foto Ilustruese
Zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy foli në një konferencë për shtyp për konfliktin që po zhvillohet përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin dhe përsëriti se vendi nuk dëshiron një luftë me dy fronte.
Por ai paralajmëroi se do të kishte pasoja të rënda nëse do të zvarritet në një të tillë nga grupi militant libanez Hezbollah. Ai tha se grupi kishte përshkallëzuar agresionin e tij ndaj Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash në vend mbrëmë.
“Ne përsërisim se Izraeli nuk është i interesuar për një luftë me dy fronte, por nëse Hezbollahu vendos ta tërheqë Izraelin në një luftë të plotë, pasojat do të jenë të rënda për Hezbollahun dhe për shtetin e Libanit”, paralajmëroi ai.
I financuar nga Irani, Hezbollahu mburret me armë, duke përfshirë raketa precize dhe drone, dhe pretendon se mund të godasë të gjitha pjesët e Izraelit. Përplasjet midis dy palëve janë një dukuri mjaft e rregullt, por ato janë shtuar që kur Hamasi nisi sulmet e tij më 7 tetor.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB: Gaza afër katastrofës humanitare! Hamasi: Pa negociata, asnjë peng nuk do të kthehet në shtëpi! Izraeli: Mbi 100 ushtarë të vrarë
S.S/ReportTv.al