Ushtria izraelite ka pranuar se ushtarët e saj kanë bërë gabime lidhur me vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës në Gazën jugore më 23 mars.
Karvani i ambulancave të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), një makinë e OKB-së dhe një kamion zjarrfikës nga Mbrojtja Civile e Gazës u sulmuan pranë Rafahut.
Izraeli fillimisht pretendoi se trupat hapën zjarr sepse autokolona u afrua “në mënyrë të dyshimtë” në errësirë pa fenerë apo drita ndezëse. Ai tha se lëvizja e automjeteve nuk ishte koordinuar ose rënë dakord më parë me ushtrinë.
Pamjet të filmuara me celular nga një prej ndihmësve që u vra, treguan se automjetet kishin drita të ndezura ndërsa iu përgjigjën një thirrjeje për të ndihmuar të plagosurit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) këmbëngulin se të paktën gjashtë nga mjekët ishin të lidhur me Hamasin – por deri më tani nuk ka ofruar asnjë provë. Ajo pranon se ata ishin të paarmatosur kur ushtarët hapën zjarr, shkroi BBC.
Videoja celulare, e shpërndarë fillimisht nga New York Times, tregon automjetet që tërhiqen në rrugë kur, pa paralajmërim, të shtënat fillojnë pak para agimit.
Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv më shumë se një javë pasi u raportuan si të zhdukur . Tetë nga 14 trupat e gjetur nga vendi në zonën jugore të Rafahut u identifikuan si anëtarë të PRCS, pesë si mbrojtje civile dhe një si punonjës i agjencisë së OKB-së, tha PRCS në një deklaratë.
Komente
