Izraeli njoftoi zyrtarisht këtë mëngjes se pranon marrëveshjen e propozuar nga Presidenti Trump. "Izraeli dëshiron t'i japë fund luftës në Gaza bazuar në propozimin e Presidentit Trump dhe në përputhje me parimet e përcaktuara nga Kabineti i Sigurisë", tha Ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar. Ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci nga ku konfirmoi pranimin e propozimit amerikan. Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se plani i SHBA-së parashikon lirimin e pengjeve në 48 orët e para të një armëpushimi 60-ditor në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite dhe negociatave me mirëbesim për një armëpushim të përhershëm. Në 18 Gusht edhe Hamasi nëpëërmjet kanaleve të tij të komunikimit njoftoi se e ka pranuar marrëveshjen e armëpushimit.
Lajmi kryesor:
Shpërthime të shumta në Doha të Katarit/ Izraeli: Sulm i synuar ndaj udhëheqësve të Hamasit! Media: Trump i dha dritën jeshile bombardimeve
A.I/ReportTv.al