Izraeli nuk dëshiron të presë dy javë afatin e përmendur nga Donald Trump për një marrëveshje me Iranin lidhur me çmontimin e programit të tij bërthamor dhe mund të veprojë edhe i vetëm, duke goditur impiantin e Fordow-it. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë izraelitë administratës amerikane, sipas asaj që kanë zbuluar dy burime të cituara nga Times of Israel, të cilat flasin për “një telefonatë të tensionuar” që ndodhi të enjten. Në këtë telefonatë morën pjesë kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir.
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael- Iran/ Putin: Teherani ka të drejtë për energji bërthamore civile! Dështon takimi sekret midis SHBA-së dhe Iranit në Stamboll
H.K/ReportTv.al