Foto: Antonio Guterres dhe Israel Katz
Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz shpalli ‘person non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke i ndaluar kështu hyrjen e tij në vend.
Katz vendosi një masë të tillë si përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të dënuar sulmin e djeshëm iranian ndaj Izraelit.
"Kushdo që nuk arrin të dënojë pa mëdyshje sulmin e Iranit ndaj Izraelit nuk meriton të shkelë në tokën izraelite. Ky është një sekretar i përgjithshëm anti-izraelit që u jep mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve," tha Katz në një deklaratë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
Xh.K/ReportTv.al