Fituesja e Eurovizion

Kultura
VIP & Spektakël
Top 24

Izraeli shpallet fituesi i ‘Eurovision 2018’/ Ja në cilin vend renditet Shqipëria

13 Maj 2018, 01:02| Përditesimi: 13 Maj 2018, 09:30

  • Share

Përfundon votimi i jurisë profesionale dhe të gjitha shteteve në ‘Eurovision 2018’ ku shqipëria përfaqësohej nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’ i cili u rendit në vendin e 11-të ndërsa fitues u shpall Izraeli.

Netta që ka përfaqësuar shtetin e Izraelit,  ka arritur të ftoj në Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” duke dalë e para fal pikëve të publikut.

“Faleminderit qe i pranoni dallimet mes nesh.” – janë fjalët e këngëtares nga Izraeli pasi u ngjit në skenë për ta marrë çmimin.

Eugent Bushpepa ka bërë të gjithë shqiptarët krenar me kualifikimin fillimisht në natën finale të “Eurovison”, e sonte ai ka bërë një paraqitje të mrekullueshme.

Në Eurovision ishin tre shqiptarë që përfaqësoni shtete të ndryshme, ku Qipro u rendit në vendin e dytë me 436 pikë e cila u përfaqësua nga Eleni Fouriera ndërsa Italia në vendin e pestë me 308 pikë u përfaqësua nga Fabricio Moro dhe Ermal Meta.

Sipas traditës 'Eurovision 2019' do të zhvillohet në Izrael.


Fituesja e Eurovision '2018', përfaqësuesja e Izraelit

3/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?