Pamje nga tendat humanitare në Gaza, që bombardohen nga Izraeli

Bota

Izraeli s’i ndal bombardimet në Gaza, 25 të vrarë, 10 po prisnin ndihmat humanitare në tenda! Mes viktimave dhe 2 fëmijë!

19 Gusht, 12:47| Përditesimi: 19 Gusht, 12:51

  • Share

Gaza- Ndërsa kriza humanitare ka kryqëzuar Gazën ku mijëra njerëz vuajnë nga uria dhe kequshqyerja, ushtria izraelite, IDF, nuk i ndal bombardimet në front, duke rritur bilancin e viktimave nga dita në ditë.

Mëngjesin e sotëm raportimet ishin për 21 të vdekur, teksa në mesdite shifra shkoi në 25 viktima.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se që nga agimi i sotëm, të paktën 25 civilë janë vrarë në bombardimet izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Midis viktimave janë 10 persona që prisnin ndihmë humanitare, informon media.

Gjashtë u vranë në sulme ndaj tendave që strehonin persona të zhvendosur në Khan Younis dhe katër në një sulm ndaj një tendë në Deir el-Balah.

Agjencia shtetërore palestineze e lajmeve raportoi se mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Ajo shtoi se 53 persona u plagosën.

Organizatat e huaja dhe qeveri të ndryshme vijojnë të dërgojnë ndihma në Rrip, duke i hedhur me avionë nga ajri. Ditën ë sotme raportohet se janë hedhur të paktën 1200 tonë pako me ushqime e vesh-mbathje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?