Izraeli sulmon kampin Jenin në Bregun Perëndimor, vriten 8 palestinezë dhe plagosen 50 të tjerë

3 Korrik 2023, 13:28| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 16:14

  • Share

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër militantëve palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar. Deri më tani nga konfliktet mes palëve raportohen të paktën tetë persona të vrarë dhe 50 të tjerë të plagosur.

Përmes dronëve, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë sulmuar kampin Jenin, pasi e kanë cilësua si fortesë të terrorizmit dhe kjo ka shkaktuar sulm dhe beteja me armë në rrugë.Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë palestineze dhe sipas radios ushtarake izraelite, ka ende të shtëna nën rrënojat e një ndërtese që u godit nga aviacioni.

Në një koment fillestar, Lëvizja Nacional Çlirimtare Palestineze al-Fatah, e cila është një parti politike nacionaliste dhe socialdemokrate palestineze ka akuzuar Izraelin se ka nisur një “sulm barbar”, por që nuk do ta pengojë për të mbrojtur popullin e tyre deri në liri dhe pavarësi.

“Ne do të luftojmë forcat pushtuese deri në frymën dhe plumbin e fundit, dhe ne punojmë së bashku dhe të bashkuar nga të gjitha fraksionet dhe formacionet ushtarake.”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit  thanë se po goditnin infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se ata nuk po planifikojnë të zgjerojnë operacionin në të gjithë Bregun Perëndimor

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se Izraeli po përpiqej të shkatërronte kampin dhe të zhvendoste popullin e tij.

Ora 14:07
Izraeli sulmon kampin Jenin, kryeministri palestinez: Populli ynë do të përballet me këtë agresion  

Për operacion ushtarak që Izraeli ka ndërmarrë kundër militantëve palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor ka reaguar kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh.

Ai tha se sajo që po ndodh është një përpjekje e Izraelit për të shkatërruar kampin me refugjatë palestinezë.

"Ajo që po ndodh është një përpjekje e re për të shkatërruar kampin dhe për të zhvendosur njerëzit e tij. Kampi heroik i Jeninit është i palëkundur dhe rezistent ndaj pushtimit dhe pushtimeve të tij, ashtu si pjesa tjetër e qyteteve, fshatrave dhe kampeve tona.

Tutje ai tha se palestinezët do të përballen me këtë agresion që po bëhet nën sytë e komunitetit ndërkombëtar.

“Populli ynë heroik do të përballet me këtë agresion që po bëhet nën sytë e komunitetit ndërkombëtar. Aty ku bombardohen me avion njerëz të pafajshëm, populli ynë nuk do të gjunjëzohet dhe nuk do të dorëzohet dhe ne do të qëndrojmë në konfrontim derisa të përfundojë ky pushtim kriminal. Krimet në Jenin, Nablus dhe Gaza nuk do të sjellin siguri në Izrael për sa kohë që ai sulmon popullin tonë dhe punon kundër rrotës së historisë", tha kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh.

Ora 14:05
Sulmi në kampin Jenin, Izraeli: Objektivi i ushtrisë nuk është populli palestinez por grupet militante

Ministri i jashtëm i Izraelit ka deklaruar se objektivi i ushtrisë izraelite nuk është populli palestinez, por grupet militante të sponsorizuara nga Irani që veprojnë në Jenin dhe organizojnë sulme terroriste.

Duke folur në një konferencë në Jerusalem, Eli Cohen tha se ushtria izraelite aktualisht po godet fortesën e terrorizmit me një forcë të madhe.

Ai tha se beteja është me organizata terroriste të financuara nga Teherani dhe jo me refugjatët e pafajshëm palestinezë.

“Për shkak të organizatës terroriste dhe fondeve që ata marrin nga Irani, kampi Jenin është kthyer në një qendër të aktivitetit terrorist”, shton Cohen.

Ai tha gjithashtu se Izraeli do të veprojë me kujdes dhe ushtri9a do të bëjë përpjekjet e nevojshme  për të parandaluar dëmtimin e popullatës civile.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Malsori: 03/07/2023 17:35

    Marshallah Habibi

    Përgjigju
  • Turi: 03/07/2023 14:39

    Perse nuk solidarizohet bota me Palestinen si po ben me Ukrainen apo jane partneret e Amerikes ata dhe mund te bejne cte duan ? Kur ju degjon me ato pallavrat gjoja jeni vende qe doni demokraci dhe drejtesi eshte nje turp dhe ska dal ai qe ju beson dhe degjon akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?