Planit për armëpushim të propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Izraeli i tha po, por pavarësisht kësaj, sulmet në Rripin e Gazës nuk kanë ndaluar, përkundrazi qeveria paletineze raporton për persona të plagosur.
Mbrojtja Civile e Gazës, tregoi se të paktën 3 persona u lënduan nga sulmi ajror në perëndim të Gazës ku një ndërtesë banimi u shemb. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal shtoi se edhe ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit është e vështirë pasi janë gjithë kohës të kërcënuar nga bombardimet.
“Asnjë kamion me ndihma nuk ka hyrë në qytetin e Gazës që nga fillimi i rrethimit”, tha ai.
“Ka një numër trupash martirësh që nuk jemi në gjendje t’i nxjerrim nga zonat e operacioneve të pushtimit.”
Mbrojtja Civile tha se ekipet po operojnë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa përpiqen të arrijnë në lagjet e prekura dhe të shpëtojnë të plagosurit dhe të nxjerrin trupat.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, u shpreh se “Hamasi do të çarmatoset, Rripi i Gazës do të çmilitarizohet dhe IDF (ushtria izraelite) do të mbetet në zonat kontrolluese për të mbrojtur komunitetet”, pas pranimit për të vënë në zbatim planin e Trump.
Ndërkohë mësohet se Trump ka zhvilluar një telefonatë të tensionuar të premten në mbrëmje, pas miratimit me kusht të planit të paqes të SHBA-së nga Hamasi.
Sipas Axios, manjati e telefonoi Netanyahun për të diskutuar atë që ai e konsideronte lajm të mirë, por udhëheqësi izraelit kishte ide të tjera.
"Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete", citohet të ketë thënë Trump.
Foto: Friedrich Merz
Kancelari Federal Gjerman Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Cornelius.
Merz bëri thirrje për përparim të shpejtë në bisedimet që po zhvillohen në Egjipt, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza.
Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë gjermane, Merz ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Kancelari mbështet në mënyrë të qartë planin e paqes të Presidentit Trump,” thuhet në deklaratë, ku shtohet se “pothuajse dy vjet pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, ky është shansi më i mirë për paqe – si për lirimin e pengjeve, ashtu edhe për të ardhmen e Gazës.”
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se negociatat për marrëveshjen e paqes në Gaza “po shkojnë mirë” dhe se plani i propozuar për rajonin përbën “një marrëveshje të shkëlqyer për Izraelin”.
Në një prononcim për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Trump theksoi se zhvillimet e fundit në bisedimet për paqen po ecin në drejtimin e duhur.
'Plani për Gazën është një marrëveshje e shkëlqyer për Izraelin. Negociatat për marrëveshjen e paqes në Gaza po “po shkojnë mirë”, tha Donald Trump në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë.
Foto: Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mësohet se kanë zhvilluar një telefonatë të tensionuar të premten në mbrëmje, pas miratimit me kusht të planit të paqes të SHBA-së nga Hamasi.
Sipas Axios, manjati e telefonoi Netanyahun për të diskutuar atë që ai e konsideronte lajm të mirë, por udhëheqësi izraelit kishte ide të tjera.
"Netanyahu i tha Trump se nuk kishte asgjë për të festuar dhe se kjo nuk do të thoshte asgjë", raporton Axios, sipas të cilit Trump reagoi ashpër.
"Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete", citohet të ketë thënë Trump.
Foto: Marco Rubio
Lufta në Gaza ende nuk ka mbaruar, tha sot Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duke e përshkruar dorëzimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi si fazën e parë, ndërsa detajet se çfarë ndodh pas kësaj ende duhet të përpunohen.
Ai tha se Hamasi kishte rënë dakord "në thelb" me propozimin e Presidentit Donald Trump dhe kornizën për dorëzimin e pengjeve, ndërsa takimet ishin duke u zhvilluar për të koordinuar logjistikën e kësaj.
"Ata gjithashtu kanë rënë dakord, në parim dhe në përgjithësi, të hyjnë në këtë ide rreth asaj që do të ndodhë më pas. Shumë detaje do të duhet të përpunohen atje", nënvizoi Rubio.
Rubio shtoi gjithashtu se SHBA-të do ta dinin "shumë shpejt" nëse Hamasi ishte serioz apo jo gjatë bisedimeve.
Ai e përshkroi fazën e dytë të së ardhmes afatgjatë të Gazës si "edhe më të vështirë".
Komente
