Foto nga Gaza, fotoarkiv

Bota

Izraeli sulmon me raketa Gazën, të paktën 3 persona të plagosur! Ministria e Mbrojtjes: Hamasi të çarmatoset, IDF nuk largohet nga territori

5 Tetor, 12:47| Përditesimi: 5 Tetor, 14:41

  • Share

Planit për armëpushim të propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Izraeli i tha po, por pavarëisht kësaj, sulmet në Rripin e Gazës nu kanë ndaluar, përkundrazi qeveria paletineze raporton për persona të plagosur.

Mbrojtja Civile e Gazës, tregoi se të paktën 3 persona u lënduan nga sulmi ajror në perëndim të Gazës ku një ndërtesë banimi u shemb. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal shtoi se edhe ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit është e vështirë pasi janë gjithë kohës të kërcënuar nga bombardimet.

“Asnjë kamion me ndihma nuk ka hyrë në qytetin e Gazës që nga fillimi i rrethimit”, tha ai. “Ka një numër trupash martirësh që nuk jemi në gjendje t’i nxjerrim nga zonat e operacioneve të pushtimit.”

Mbrojtja Civile tha se ekipet po operojnë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa përpiqen të arrijnë në lagjet e prekura dhe të shpëtojnë të plagosurit dhe të nxjerrin trupat.

Ndërkohë nga ana tjetër,  ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, u shpreh se  “Hamasi do të çarmatoset, Rripi i Gazës do të çmilitarizohet dhe IDF (ushtria izraelite) do të mbetet në zonat kontrolluese për të mbrojtur komunitetet”, pas pranimit për të vënë në zbatin planin e Trump.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?