“Donald Trump do të marrë një vendim lidhur me Iranin në dy javët e ardhshme.” Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp, duke u përgjigjur kështu nëse Pentagoni do të përfshihet në luftimet mes Iranit dhe Izraelit.
Izraeli dhe Irani vijuan sulmet ndaj njëri-tjetrit. Irani lëshoi gjatë natës raketa balistike në të paktën 4 zona të Izraelit. Një raketa goditi spitalin e madh Soroka në Beer Sheva, në jug të Izraelit, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Në mëngjes nisi një valë tjetër sulmesh, disa prej të cilave goditën ndërtesat në Tel Aviv, Holon dhe Ramat Gan. Autoritetet raportuan për të paktën 65 persona të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu iu rikthye idesë së eleminimit të liderit të Iranit Ali Khamenei.
"Askush nuk është imun. Të gjitha opsionet janë të hapura", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa vizitoi qendrën mjekësore Soroka të goditur nga një raketë iraniane.
Ushtria e izraelit thotë se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armatosura iraniane, Abdolrahim Mousavi, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati.
Ndërkohë, forcat izraelite njoftuan se kishin sulmuar reaktorin bërthamor të Iranit në Arak, raportoi televizioni shtetëror iranian, duke thënë se nuk kishte "asnjë rrezik rrjedhjeje rrezatimi" në asnjë rast. Centrali ishte evakuuar para sulmit, pas njoftimit në X nga IDF dhe thirrjes ndaj popullsisë të largohej nga zona.
Nga ana tjetër, ndërhyrja amerikane duket më pranë se kurrë. Mediat amerikane raportuan se SHBA po përgatiten për një sulm të mundshëm. Bloomberg citon zyrtarë të administratës, të cilët thanë se situata po vazhdon të evoluojë dhe mund të ndryshojë. Mundësia e një sulmi të SHBA-së gjatë fundjavës është një shenjë se Uashingtoni po mbledh infrastrukturën në Lindjen e Mesme për të shkuar drejtpërdrejt në luftë kundër Iranit.
Ëall Street Journal raporton gjithashtu se Trump thuhet se i tha stafit të tij se kishte "miratuar planet për të sulmuar" Iranin, por specifikoi se donte të priste për të dhënë dritën jeshile përfundimtare për të "parë nëse Teherani do të braktisë programin e tij bërthamor". Kjo u deklarua nga burime anonime për gazetën amerikane, pasi presidenti amerikan konfirmoi publikisht se një sulm ndaj Iranit është ndër opsionet në tryezë.
Sipas burimeve, presidenti amerikan shpreson që kërcënimi për t'u bashkuar me sulmet izraelite, të cilat kanë vazhduar prej gjashtë ditësh, do t'i detyrojë autoritetet iraniane të pranojnë kërkesat e tij. Në reagim të këtyre raportimeve, Khamenei ka deklaruar se ndërhyrja e SHBA-së tregon dobësinë dhe paaftësinë e Izraelit.
Lajm në përditësim...
Donald Trump u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me Steve Bannon, ish-strategun e tij, i cili tani, në rolin e gurusë së lëvizjes MAGA, mbetet një këshilltar i rëndësishëm i jashtëm i presidentit. Lajmin e raporton NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë që zbulon se të dy janë takuar për një drekë që ishte planifikuar prej javësh. Megjithatë, nuk kalon pa u vënë re fakti që Bannon, në këto orë, është një nga disa figurat e MAGA-s që po i kërkojnë me ngulm presidentit të mos përfshijë SHBA-në në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, duke kërkuar respektimin e parimit të politikës së jashtme “America First” – që SHBA të qëndrojë jashtë luftërave të të tjerëve, ashtu siç Trump ka premtuar gjatë fushatës elektorale.
“Mesazhi im tani është, që izraelitët duhet ta përfundojnë atë që kanë nisur ne nuk mund ta bëjmë këtë, do ta shkatërronte vendin, nuk mund të kemi një tjetër Irak,” shkroi dje Bannon për Christian Science Monitor.
Sot, Trump ia ka lënë fjalën zëdhënëses së tij, Karoline Leavitt, duke dhënë përshtypjen se po fiton kohë, duke deklaruar se do të vendosë për një sulm të mundshëm ndaj Iranit “brenda dy javësh, në bazë të faktit nëse ka ose jo një mundësi të konsiderueshme për një negociatë me Iranin në të ardhmen e afërt.”
Naim Qassem
Lideri i Hezbollah-ut, Naim Qassem, ka deklaruar se grupi militant “do të veprojë siç e gjykon më të përshtatshme” në përgjigje të luftës në vazhdim mes mbështetësit të tij kryesor, Iranit, dhe Izraelit. Në një deklaratë, Qassem tha se Hezbollah “nuk është neutral” në konfliktin mes dy fuqive të mëdha rajonale, duke theksuar se grupi “do të veprojë siç e sheh të arsyeshme përballë kësaj agresioni të egër izraelito-amerikan”.
Kjo deklaratë vjen pasi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Sirinë paralajmëroi Hezbollah-un që të mos përfshihet në luftë.
Ali Khamenei
Shtëpia e Bardhë vlerëson se Irani është në gjendje të sigurojë një armë bërthamore brenda “disa javësh”.
“Mediet kanë gabuar,” – tha zëdhënësja Karoline Leavitt, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. – “Ta themi qartë: Irani i ka tashmë të gjitha ato që i duhen për të prodhuar një armë bërthamore. E vetmja gjë që mungon është një vendim nga Udhëheqësi Suprem, dhe do të duheshin vetëm disa javë për të përfunduar prodhimin e asaj arme, e cila do të përbënte, natyrisht, një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë botën.”
“Ajo që duhet theksuar – shtoi më tej – është se për këtë pikë, e gjithë bota është e një mendimi, përfshirë vende si Rusia: Irani nuk duhet dhe nuk mund të ketë një armë bërthamore. Dhe për këtë arsye, Presidenti (Donald Trump, v.j.) ka këtë qëndrim – dhe e ka pasur jo vetëm që kur është futur në politikë, por, sinqerisht, që gjatë gjithë jetës së tij.”
Ditët e fundit, disa media amerikane kishin cituar një raport të shërbimeve amerikane të inteligjencës, sipas të cilit Irani ende nuk është në gjendje të prodhojë bomba bërthamore.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka pasur kontakte me Iranin. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja Karoline Leavitt.
Zëdhënsja e shtëpisë së bardhë ne konferencë për shtyp, mesazhi është porosi e presidentit për mediat.
"Duke marrë parasysh se shihet ende hapësirë për negociata vendimi nëse SHBA do të përfshihet ose jo në luftë do të merret në këtë hark kohor."-tha zëdhënësja.
Ushtria e izraelit thotë se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armatosura iraniane, Abdolrahim Mousavi, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati.
Pas sulmit me raketa të Iranit, nga i cili mbi 250 persona mbetën të plagosur në Spitalin Soroka, Kryeministri i Izraelit ka bërë një tjetër reagim. Ai foli në lidhje me hapat e mëtejshme që mund të marrë ushtria dhe inteligjenca izraelite në vijim. Kreu i qeverisë iraniane iu rikthye idesë së eleminimit të liderit të Iranit ALi Khamenei. “Të gjitha opsionet janë të hapura”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa vizitoi qendrën mjekësore Soroka të goditur nga një raketë iraniane. Deklarata e tij u dha nga rrënojat e qendrës spitalore Soroka, pasi vizitoi të plagosurit nga sulmi.
Gjeneralmajori Abdolrahim Mousavi, shefi i shtabit të Iranit, ka kërcënuar me sulme të mëtejshme ndaj Izraelit, gati një javë pas përshkallëzimit ushtarak.
"Me ndihmën e Zotit, ne do të sulmojmë vazhdimisht çdo objektiv që i përket regjimit pushtues sionist dhe nuk shohim asnjë kufi para nesh", tha Mousavi gjatë një vizite në njërën nga bazat e forcave hapësinore të Gardës Revolucionare, raportoi agjencia e lajmeve Mehr.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se sirenat e alarmit janë aktivizuar në veri të vendit pas një sulmi me raketa balistike nga Irani. Sipas IDF, bëhet fjalë për një breshëri të koordinuar raketash që kanë si objektiv territorin izraelit. Autoritetet po vlerësojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në hapësirat e sigurta.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei thotë se ndërhyrja amerikane është një shenjë e "dobësisë dhe paaftësisë" së Izraelit. Një deklaratë e tillë vjen mes kërcënimeve nga SHBA për një sulm të mundshëm,
“Vetë fakti që miqtë amerikanë të regjimit sionist kanë hyrë në skenë dhe po thonë gjëra të tilla është një shenjë e dobësisë dhe paaftësisë së atij regjimi.”, ka shkruar Khamenei në një postim në X.
Turqia ka rritur sigurinë e kufirit të saj me Iranin, ndërsa konflikti Izrael-Iran vazhdon, tha të enjten një burim nga Ministria Turke e Mbrojtjes, duke shtuar se Ankaraja nuk kishte parë ndonjë fluks të parregullt migrimi nga Irani. Burimi, duke folur në kushte anonimiteti, tha për Reuters se Turqia po vazhdonte të zhvillonte një sistem të shtresëzuar dhe të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore, duke përdorur sisteme radarësh dhe armësh të prodhuara në vend, duke shtuar se qëllimi ishte të mbante gatishmërinë e saj të mundshme luftarake në një nivel të lartë. Burimi tha gjithashtu se sistemi i Turqisë për Alarm të Reagimit të Shpejtë ishte ngritur, pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj Iranit.
Teherani ka kërcënuar se nëse SHBA-të ndërhyjnë dhe sulmojnë, do të përdorin çdo opsion të mundshëm për t’i dhënë një ‘mësim’. Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.
"Nëse Shtetet e Bashkuara dalin në mënyrë aktive në favor të Izraelit, Irani do të duhet të përdorë mjetet e tij për t'u dhënë një mësim agresorëve dhe për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare dhe interesat kombëtare", tha ai.
"Sigurisht, udhëheqësit tanë ushtarakë kanë të gjitha opsionet e nevojshme", shtoi ai.
Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollahut në një sulm me dron në Libanin jugor gjatë natës. Bastisja në zonën Nabatieh vrau Mohammad Ahmad Khreiss, komandantin lokal të njësisë antitank.
Sipas IDF, "gjatë luftës, ai kreu sulme të shumta kundër Shtetit të Izraelit", përfshirë një në Malin Dov më 26 prill 2024, ku u vra Sharif Saëaed, një bashkëpunëtor civil i ushtrisë izraelite.
Më parë u njoftua se një tjetër komandant i Hezbollahut ishte vrarë në një sulm me dron.
Televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamje të lëshimit të një rakete Fattah kundër Izraelit. Bëhet fjalë për raketa hipersonike, veçanërisht efektive ndaj sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite.
Trajektorja dhe gjurma e raketës në fluturim nuk ishin parë më parë. Televizioni shtetëror i Teheranit ka deklaruar se raketat “kanë depërtuar me sukses në mbrojtjen e regjimit sionist”.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan sot një bisedë telefonike, gjatë së cilës dënuan sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe bënë thirrje për një zgjidhje të negociuar të konfliktit. Kjo u raportua nga këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov, i cituar nga agjencia Ria Novosti. Putin dhe Xi, theksoi Ushakov, theksuan se vendet e tyre "i përmbahen të njëjtës qasje dhe dënojnë fuqimisht veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e OKB-së dhe normat e tjera të së drejtës ndërkombëtare". "Moska dhe Pekini - shtoi këshilltari rus, i cituar nga agjencia Interfax - nisen në thelb nga supozimi se zgjidhja e situatës aktuale dhe çështjeve që lidhen me programin bërthamor të Iranit nuk mund të arrihet me forcë. Një zgjidhje mund dhe duhet të arrihet ekskluzivisht me metoda politike dhe diplomatike".
Forcat e armatosura të Izraelit thonë se e kanë neutralizuar reaktorin e "ujit të rëndë" në Arak të Iranit. Në një njoftim IDF thotë se ai shërbent vetëm për një qëllim, atë të prodhimit të bombës bërthamore. Ushtria e Izraelit shpërndau edhe disa pamje ku shpjegohet grafikisht procesi i punës në këtë reaktor, i cili u godit në sulmet ajrore që Tel Avivi zytar zhvilloi në orët e para të së enjtes.
Më poshtë, video e shpërndarë nga ushtria izraelite në rrjetin social X
Pas sulmit të fundit me raketa të nisur nga Irani mwngjesin e sw enjtes, ministri i Mbrojtjes Israel Katz kërcënoi drejtpërdrejt Ajatollah Khamenein, duke paralajmëruar se objektivat qeveritare në Teheran do të goditen së shpejti.
"Diktatori frikacak iranian po fshihet në bunkerin e tij të fortifikuar dhe qëllon qëllimisht spitalet dhe ndërtesat e banimit në Izrael. Këto janë krime lufte të llojit më të rëndë dhe Khamenei do të paguajë për krimet e tij", tha Katz.
Ai paralajmëroi se "kryeministri dhe unë kemi urdhëruar IDF-në të intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë në Iran dhe objektivave qeveritare në Teheran, për të hequr kërcënimet kundër shtetit të Izraelit dhe për të dobësuar regjimin e Ajatollahëve".
Kryeministri izraelit ka deklaruar se Irani do të paguajë një “çmim të lartë” për sulmin me raketa ndaj spitalit Soroka.
"Tiranë terroristë iranianë kanë lëshuar raketa në Spitalin Soroka dhe civilë. Ata do të paguajnë një çmim të lartë", shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në X.
Irani ka arrestuar 18 “agjentë armiqësorë” të cilët po ndërtonin dronë për sulme izraelite në vend, raporton The Guardian, duke cituar agjencitë e Teheranit.
Ditët e fundit, shteti hebraik ka publikuar video që tregojnë agjentë të Mossadit brenda Iranit duke montuar raketa dhe dronë shpërthyes që synojnë objektiva pranë Teheranit.
Presidenti amerikan Donald Trump u tha ndihmësve të tij të lartë se ka miratuar planet e sulmit ndaj Iranit, por po priste për të parë nëse Teherani do të braktiste programin e tij bërthamor, raporton Wall Street Journal.
Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordos, një objekt nëntokësor i pasurimit të uraniumit në Iran.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte, ndërsa presidenti amerikan tha se durimi i tij kishte sosur. I pyetur nëse kishte vendosur nëse do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj.”
Dhe përsëriti këmbënguljen e tij për dorëzimin pa kushte të Iranit: “Java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme, ndoshta më pak se një javë.”
Ushtria amerikane ka grumbulluar forca në Lindjen e Mesme ditët e fundit. Një shkatërrues i tretë i Marinës Amerikane hyri në Detin Mesdhe lindor dhe një grup i dytë sulmues i transportuesve amerikanë po shkon drejt Detit Arabik. Ndërsa Pentagoni tha se grumbullimi ushtarak është thjesht mbrojtës, ai e pozicionon më mirë SHBA-në nëse Trump vendos t'i bashkohet sulmeve izraelite ndaj Iranit.
Megjithatë, mund të jetë gjithashtu një taktikë për të ushtruar presion mbi Iranin që të kapitullojë ose të bëjë lëshime.
Nga raketat balistike të lëshuara nga Irani u godit edhe një spital në qytetin jugor izraelit të Be'er-Sheva. Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka deklaroi se po vlerësojnë shkallën e dëmeve dhe numrin e të plagosurve.
Ndërkohë, pas goditjes nga raketa, spitali është evakuuar pasi dyshohet për një rrjedhje substancash të rrezikshme në katin e sipërm të ndërtesës dhe policia ka filluar evakuimin dhe largimin e njerëzve nga zona.
Ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Buso, e denoncoi sulmin e drejtpërdrejtë të Teheranit ndaj Spitalit Soroka në Beersheba si kalim të një "vije të kuqe dhe krim lufte".
“Një akt terrori dhe kalim i një vije të kuqe. Një krim lufte i kryer qëllimisht nga regjimi iranian kundër civilëve të pafajshëm dhe personelit mjekësor të angazhuar në shpëtimin e jetëve njerëzore", tha ministri.
Pamje pas momentit të shpërthimit u shpërndanë në rrjetet sociale. Aty tregohet kaosi mes pacientëve dhe stafit spitalor
Iran just hit Soroka Hospital in Be’er Sheva with a ballistic missile.
— Sharren Haskel השכל שרן (@SharrenHaskel) June 19, 2025
Not a military base. A hospital.
This is the main medical center for Israel’s entire Negev region.
Deliberate. Criminal. Civilian target.
The ëorld must speak out. pic.twitter.com/51rNdOp5Kv
Irani nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Rusisë. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin cituar nga Ria Novosti, në një takim në Shën Petersburg me disa nga agjencitë kryesore ndërkombëtare.
Ndërkohë për mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Putin deklaroi:
"As nuk dua të diskutoj mundësinë e vrasjes nga Izraeli”.
Komente

Edhe kjo lufte filloi dhe do te perfundoje njesoj si ajo ne irak dhe ne fund te fundit kush paguan pasojat eshte populli DHE KUSH ESHTE AI QE DO TE PERFITOJE JANE MILIARDERET DHE QEVERITE,POR NJE GJE NUK ARRIJNE TE KUPTOJNE OSE NUK DUAN TA KUPTOJNE KUSH DO TI KONTROLLOJ TE GJITHE ATO NJEREZ QE MBAS LUFTE DALIN JASHT KONTROLLI DHE PJESA ME E MADHE PERFUNDON NEPER EUROPE DHE PO KETO SHTETE QE I KRIJOJNE KETO KONFLIKTE JAN PASTAJ QE ANKOHEN PER EMIGRACIONIN .......
PërgjigjuJetojme ne kohe te keqija. Vriten femije perdite,shkatrrohen breza. Njerezimi po shuhet perdite e me shume. Fatkeqsi