Bota

Izraeli sulmon reaktorin në Arak, Irani lëshon 20 raketa balistike, godet edhe një spital! Mediat: Trump miraton planin për sulm

19 Qershor, 07:11| Përditesimi: 19 Qershor, 12:06

  • Share

Vijojnë sulmet Iran-Izrael. Irani lëshoi raketa balistike gjatë natës në të paktën 4 zona të Izraelit. Një raketë goditi spitalin e madh Soroka në Beer Sheva, në jug të Izraelit, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Një valë tjetër sulmesh me 20 raketa u kryen në mëngjes, disa prej të cilave goditën drejtpërdrejt ndërtesat në Tel Aviv, Holon dhe Ramat Gan. Autoritetet raportuan për të paktën 65 persona të plagosur, tre prej të cilëve rëndë.

Ndërkohë, forcat izraelite njoftuan se kishin sulmuar reaktorin bërthamor të Iranit në Arak, raportoi televizioni shtetëror iranian, duke thënë se nuk kishte "asnjë rrezik rrjedhjeje rrezatimi" në asnjë rast. Centrali ishte evakuuar para sulmit, pas njoftimit në X nga IDF dhe thirrjes ndaj popullsisë të largohej nga zona.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Iranit në ditët në vijim, ndoshta gjatë fundjavës. Bloomberg citon zyrtarë të administratës, të cilët thanë se situata po vazhdon të evoluojë dhe mund të ndryshojë. Mundësia e një sulmi të SHBA-së gjatë fundjavës është një shenjë se Uashingtoni po mbledh infrastrukturën në Lindjen e Mesme për të shkuar drejtpërdrejt në luftë kundër Iranit.

Wall Street Journal raporton gjithashtu se Trump thuhet se i tha stafit të tij mbrëmë se kishte "miratuar planet për të sulmuar" Iranin, por specifikoi se donte të priste për të dhënë dritën jeshile përfundimtare për të "parë nëse Teherani do të braktisë programin e tij bërthamor". Kjo u deklarua nga burime anonime për gazetën amerikane, pasi presidenti amerikan konfirmoi publikisht se një sulm ndaj Iranit është ndër opsionet në tryezë.

"Kam disa ide se çfarë të bëj, por ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar: Më pëlqen ta bëj në sekondën e fundit", tha Trump  duke folur me gazetarët.

Sipas burimeve, presidenti amerikan shpreson që kërcënimi për t'u bashkuar me sulmet izraelite, të cilat kanë vazhduar prej gjashtë ditësh, do t'i detyrojë autoritetet iraniane të pranojnë kërkesat e tij.

Lajm në përditësim...

Ora 11:58
Ushtria izraelite: Reaktori nuklear i Arak, shërbente vetëm për të prodhuar bombën (VIDEO)

Forcat e armatosura të Izraelit thonë se e kanë neutralizuar reaktorin e "ujit të rëndë" në Arak të Iranit. Në një njoftim IDF thotë se ai shërbent vetëm për një qëllim, atë të prodhimit të bombës bërthamore. Ushtria e Izraelit shpërndau edhe disa pamje ku shpjegohet grafikisht procesi i punës në këtë reaktor, i cili u godit në sulmet ajrore që Tel Avivi zytar zhvilloi në orët e para të së enjtes. 

Më poshtë, video e shpërndarë nga ushtria izraelite në rrjetin social X

Ora 09:30
Sulmi ndaj spitalit në Izrael, Katz: Khamenei do të paguajë, do godasim objektivat qeveritare

1750172373_israelkatz.JPG

Pas sulmit të fundit me raketa të nisur nga Irani mwngjesin e sw enjtes, ministri i Mbrojtjes Israel Katz kërcënoi drejtpërdrejt Ajatollah Khamenein, duke paralajmëruar se objektivat qeveritare në Teheran do të goditen së shpejti.

"Diktatori frikacak iranian po fshihet në bunkerin e tij të fortifikuar dhe qëllon qëllimisht spitalet dhe ndërtesat e banimit në Izrael. Këto janë krime lufte të llojit më të rëndë dhe Khamenei do të paguajë për krimet e tij", tha Katz.

Ai paralajmëroi se "kryeministri dhe unë kemi urdhëruar IDF-në të intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë në Iran dhe objektivave qeveritare në Teheran, për të hequr kërcënimet kundër shtetit të Izraelit dhe për të dobësuar regjimin e Ajatollahëve".

Ora 08:51
Sulmi në spitalin në Beer Sheva, Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë

1750105893_thumbsbcc15648abc2c8d85771ad1c2be86cb3b6.jpg

Kryeministri izraelit ka deklaruar se Irani do të paguajë një “çmim të lartë” për sulmin me raketa ndaj spitalit Soroka.

"Tiranë terroristë iranianë kanë lëshuar raketa në Spitalin Soroka dhe civilë. Ata do të paguajnë një çmim të lartë", shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në X.

Ora 08:26
Irani arreston 18 ‘agjentë armiqësorë’: Po ndërtonin dronë për Izraelin

1750314440_221127iranflagworldcupjm14235bb17b.webp

Irani ka arrestuar 18 “agjentë armiqësorë” të cilët po ndërtonin dronë për sulme izraelite në vend, raporton The Guardian, duke cituar agjencitë e Teheranit.

Ditët e fundit, shteti hebraik ka publikuar video që tregojnë agjentë të Mossadit brenda Iranit duke montuar raketa dhe dronë shpërthyes që synojnë objektiva pranë Teheranit.

Ora 07:54
WSJ: Trump miraton planin për sulmin ndaj Iranit, por nuk ka marrë ende vendimin përfundimtar

1750313017_3c8cf0404c8b11f0b0d61d729947ac7a.jpg.webp

Presidenti amerikan Donald Trump u tha ndihmësve të tij të lartë se ka miratuar planet e sulmit ndaj Iranit, por po priste për të parë nëse Teherani do të braktiste programin e tij bërthamor, raporton Wall Street Journal.

Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordos, një objekt nëntokësor i pasurimit të uraniumit në Iran.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte, ndërsa presidenti amerikan tha se durimi i tij kishte sosur. I pyetur nëse kishte vendosur nëse do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj.”

Dhe përsëriti këmbënguljen e tij për dorëzimin pa kushte të Iranit: “Java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme, ndoshta më pak se një javë.”

Ushtria amerikane ka grumbulluar forca në Lindjen e Mesme ditët e fundit. Një shkatërrues i tretë i Marinës Amerikane hyri në Detin Mesdhe lindor dhe një grup i dytë sulmues i transportuesve amerikanë po shkon drejt Detit Arabik. Ndërsa Pentagoni tha se grumbullimi ushtarak është thjesht mbrojtës, ai e pozicionon më mirë SHBA-në nëse Trump vendos t'i bashkohet sulmeve izraelite ndaj Iranit.

Megjithatë, mund të jetë gjithashtu një taktikë për të ushtruar presion mbi Iranin që të kapitullojë ose të bëjë lëshime.

Ora 07:43
Evakuohet spitali që u godit nga raketa e Iranit, ministri i Shëndetësisë: Krim lufte (video)

1750312396_sulminespital.JPG

Nga raketat balistike të lëshuara nga Irani u godit edhe një spital në qytetin jugor izraelit të Be'er-Sheva. Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka deklaroi se po vlerësojnë shkallën e dëmeve dhe numrin e të plagosurve.

Ndërkohë, pas goditjes nga raketa, spitali është evakuuar pasi dyshohet për një rrjedhje substancash të rrezikshme në katin e sipërm të ndërtesës dhe policia ka filluar evakuimin dhe largimin e njerëzve nga zona.

Ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Buso, e denoncoi sulmin e drejtpërdrejtë të Teheranit ndaj Spitalit Soroka në Beersheba si kalim të një "vije të kuqe dhe krim lufte".

“Një akt terrori dhe kalim i një vije të kuqe. Një krim lufte i kryer qëllimisht nga regjimi iranian kundër civilëve të pafajshëm dhe personelit mjekësor të angazhuar në shpëtimin e jetëve njerëzore", tha ministri.

Pamje pas momentit të shpërthimit u shpërndanë në rrjetet sociale. Aty tregohet kaosi mes pacientëve dhe stafit spitalor

Iran just hit Soroka Hospital in Be’er Sheva with a ballistic missile.

Not a military base. A hospital.

This is the main medical center for Israel’s entire Negev region.

Deliberate. Criminal. Civilian target.

The ëorld must speak out. pic.twitter.com/51rNdOp5Kv

— Sharren Haskel השכל שרן (@SharrenHaskel) June 19, 2025

 

Ora 07:42
Putin: Irani nuk ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia

1748427408_vladimirputin.jpeg

Irani nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Rusisë. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin cituar nga Ria Novosti, në një takim në Shën Petersburg me disa nga agjencitë kryesore ndërkombëtare.

Ndërkohë për mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Putin deklaroi:

"As nuk dua të diskutoj mundësinë e vrasjes nga Izraeli”.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?