Benjamin Netanyahu
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë jashtë shtetit hebre të shmangin aktivitetet kulturore dhe sportive, pas sulmeve të javës së kaluar ndaj tifozëve izraelitë të futbollit, në Amsterdam.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli tha se është i vetëdijshëm se grupet pro-palestineze jashtë vendit synojnë të dëmtojnë izraelitët në qytetet në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë dhe të tjerë.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë i pranishëm në Stade de France të enjten në mbrëmje për ndeshjen e Ligës së Kombeve të Francës kundër Izraelit.
Njoftimi nga presidenca franceze vjen pas incidenteve të rënda në Amsterdam ndaj tifozëve izraelitë të Maccabi Tel Aviv, pas ndeshjes së Europa League, kundër Ajax.
Lajmi kryesor:
Izraeli thirrje shtetasve të tij: Shmangni aktivitetet kulturore e sportive jashtë vendit! Netanyahu: Në 5 ditë kam folur me Trump 3 herë në telefon, e shohim kërcënimin iranian
K.M/ReportTv.al