Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, të premten paralajmëroi Hamasin të pranojë një propozim amerikan për armëpushim "ose do të shkatërrohet". Paralajmërimi u dha të premten, në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se një marrëveshje për armëpushim është “shumë afër”.
Izraeli është nën presion ndërkombëtar në rritje për shkak të situatës humanitare në Rripin e Gazës, ku një bllokadë disa mujore ka shkaktuar mungesa të rënda të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave esenciale.
Sipas mediave të huaja, ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet ushtarake me synimin për të liruar pengjet e mbetura, për të marrë kontrollin e plotë të Gazës dhe për të shkatërruar Hamasin, që sundon enklavën që nga viti 2007. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se operacionet po vijojnë me “fuqi të plotë”, ndërsa popullsia po evakuohet nga zonat e konfliktit.
Ministri Israel Katz theksoi se Hamas ka vetëm dy zgjedhje: të pranojë “marrëveshjen e Ëitkoff” një propozim i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan Steve Ëitkoff – ose të përballet me shkatërrimin.
Në terren, situata mbetet kritike. OKB ka paralajmëruar për rrezikun e urisë së përgjithshme në Gaza, ku “100% e popullsisë është në rrezik”. Po ashtu, një sulm ndaj një spitali fushor në Deir al-Balah ka përkeqësuar më tej situatën, pasi u grabitën pajisje mjekësore dhe ndihma për fëmijët e kequshqyer.
Nga ana tjetër, Hamasi ka refuzuar propozimin amerikan, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, pasi nuk përfshin garanci për ndalimin e luftimeve apo fundin e pushtimit izraelit. Megjithatë, lëvizja ka bërë të ditur se është në konsultime me fraksione të tjera palestineze për të shqyrtuar ofertën.
Komente
