Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan sot në zonën Katara të Dohas, në Katar, ku më pas u panë edhe shtëllunga të mëdha tymi. Dëshmitarët raportojnë të paktën tetë shpërthime të fuqishme në këtë rajon.
Forcat izraelite konfirmuan se “kryenin një sulm të synuar” kundër udhëheqësve të Hamasit. Një burim nga Hamasi tha për Al Jazeera-n se udhëheqësit e grupit u shënjestruan në Doha, ndërsa po diskutohej propozimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një armëpushim në Gaza.
Televizioni saudit al-Arabiya raportoi se udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya (kryenegociator dhe ish-zëvendës i Yahya Sinwar) u vra në një sulm në Doha. Sipas burimeve palestineze, në ndërtesën e shënjestruar ishin të pranishëm edhe udhëheqës të tjerë të cilët gjithashtu u vranë mes tyre: Zaher Jabarin, Khaled Mashaal dhe Nizar Awdallah.
Izraeli raportohet se pranoi propozimin e Donald Trump për një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa'ar, që foli shkurt për këtë nga një konferencë shtypi në Zagreb gjatë një vizite zyrtare të tijën në Kroaci.
Mediat në Izrael raportojnë se propozimi sipas burimeve që janë njohur me të përmban disa klauzola, ku krahas lirimit të pengjeve izraelite apo të burgosurve palestinezë, Izraeli do të tërheqë edhe ushtrinë nga perimetri i të gjithë rripit. Tel Avivi zyrtar ndërkohë pret që autoritetet plestineze të ofrojnë garanci sigurie pasi të jetë krijuar një qeveri e re që të mos ndikohet nga Hamasi.
Në terren ndërkohë vijojnë operacionet e IDF. Ushtria po sulmon ndërtesat e larta, të cilat siç pretendon shfrytëzohen nga terroristët për vëzhgimin e territorit dhe të ushtrisë izraelite. Netanyahu thotë se operacioni deri mbrëmjen e së hënës ka çuar në shembjen e të paktën 50 godinave të tilla. Qyteti i Gazës është epiqendra e këtij operacioni çka çoi edhe Ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, të urdhëojë evakuimin e palestinezëve në zonë.
lajm ne perditesim...
Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan në zonën Katara të Dohas.
Lajmin e bëri të ditur Sky News Arabia, duke transmetuar imazhe të reve tymi që ngriheshin nga kryeqyteti i Katarit.
Burime për të njëjtën media tha se sulmet kishin në shënjestër një takim të udhëheqësve të Hamasit jashtë vendit.
Ndërkohë dëshmitarët raportuan të paktën tetë shpërthime.
Britania nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, pavarësisht vuajtjeve të tmerrshme të civilëve, sipas një letre qeveritare. Izraeli është akuzuar gjerësisht për krimin, përfshirë edhe nga grupi më i madh në botë i studiuesve të gjenocidit, gjatë fushatës së tij gati dyvjeçare në enklavën palestineze.
David Lammy, ministri i jashtëm i Britanisë deri të premten, shkroi në një letër të 1 shtatorit drejtuar një komisioni parlamentar se qeveria e kishte shqyrtuar me kujdes rrezikun e gjenocidit. "Sipas Konventës së Gjenocidit, krimi i gjenocidit ndodh vetëm kur ka 'qëllim specifik për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar'", tha ai në letrën e parë nga Reuters.
"Qeveria nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po vepron me atë qëllim." Lammy ishte Sekretar i Jashtëm nga mesi i vitit 2024 deri të premten, kur u zëvendësua nga Yvette Cooper dhe u emërua zëvendëskryeministër si pjesë e një riorganizimi.
Letra e tij shtoi: "Viktimat e larta civile, përfshirë gratë dhe fëmijët, dhe shkatërrimi i gjerë në Gaza, janë krejtësisht të tmerrshme. Izraeli duhet të bëjë shumë më tepër për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet që po shkakton ky konflikt." Qëndrimi i qeverisë britanike prej kohësh ka qenë se gjenocidi duhet të përcaktohet nga gjykatat.
/Reuters
Propozimi amerikan për marrëveshjen për lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza përfshin një klauzolë në lidhje me tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi. Channel 12 në Izrael e raporton këtë, duke cituar një burim të njohur me detajet. Sipas kësaj klauzole, "tërheqja e plotë izraelite, pa përjashtime, përfshirë nga perimetri (i Rripit), do të ndodhë vetëm bazuar në aftësinë e qeverisë së re të Gazës për të garantuar sigurinë". Izraeli ka shprehur "kënaqësi" me këtë pikë, meqenëse nuk kërkon një tërheqje të pakushtëzuar nga Rripi. Hamasi, megjithatë, e quan klauzolën një "kurth", duke besuar se do t'i jepte Izraelit të drejtën e vetos mbi kohën e tërheqjes dhe konfigurimin e mekanizmit të ri qeverisës në Gaza një ditë pas luftës.
Izraeli njoftoi zyrtarisht këtë mëngjes se pranon marrëveshjen e propozuar nga Presidenti Trump. "Izraeli dëshiron t'i japë fund luftës në Gaza bazuar në propozimin e Presidentit Trump dhe në përputhje me parimet e përcaktuara nga Kabineti i Sigurisë", tha Ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar. Ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci nga ku konfirmoi pranimin e propozimit amerikan. Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se plani i SHBA-së parashikon lirimin e pengjeve në 48 orët e para të një armëpushimi 60-ditor në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite dhe negociatave me mirëbesim për një armëpushim të përhershëm. Në 18 Gusht edhe Hamasi nëpëërmjet kanaleve të tij të komunikimit njoftoi se e ka pranuar marrëveshjen e armëpushimit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz kërcënoi duke thënë se nëse Hamasi nuk dorëzon armët, ushtria do të rrafshojë të gjithë Gazën.
"Nëse terroristët e Hamasit nuk i ulin armët dhe nuk i lirojnë të gjithë pengjet, ata do të shkatërrohen dhe Gaza do të bëhet copë-copë.”, u shpreh ai.
Më tej, shtoi se nga sulmet e ndjeshme, shkatërruan 30 ndërtesa të larta të përdorura nga terroristët e Hamasit.
"Tridhjetë ndërtesa të larta të përdorura nga terroristët u sulmuan dhe u shkatërruan, dhe dhjetëra objektiva të tjera terroriste u bombarduan dhe u shkatërruan, për të neutralizuar infrastrukturën e vëzhgimit dhe atë terroriste dhe për t'u hapur rrugën forcave tokësore", shtoi ai.
Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Rripit të Gazës, pesë ndërtesa të larta në Gaza janë shkatërruar nga ushtria izraelite në 72 orët e fundit. Agjencia citohet nga The Times of Israel, e cila shpjegon se ndërtesat, shumica e të cilave ishin 10-15 kate të larta, strehonin afërsisht 4,100 njerëz në 209 apartamente. Sulmet ndaj ndërtesave shkatërruan gjithashtu 350 tenda aty pranë, që strehonin afërsisht 3,500 njerëz, shton ajo. Numri i ndërtesave të prekura është më i ulët se sa tregohet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz, të cilët thanë se dhjetëra ndërtesa të tilla ishin goditur ditët e fundit. IDF thotë se ndërtesat u përdorën nga Hamasi për të kryer operacione kundër trupave, duke përfshirë mbikëqyrjen, dhe se banorët e ndërtesave ishin paralajmëruar para sulmeve.
Komente

Duke pare se cfare po i beni popullit Palestines ai musteqja klishte plotesisht te drejte
PërgjigjuEh, te hish qen ai musteqa akoma gjalle, sdo kishim arritur ketu. Sdo kishte patur shtet zionistesh e bota do ishte me e qete.
Mirë e ke o ministër po bëni atë që bëri Hitleri me ku por në një mëyrë tjetër
Përgjigju