Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Qytetit të Gazës në një "zonë humanitare" në Khan Younis, më në jug, për shkak të zgjerimit të operacioneve ushtarake në qendër të qytetit.
Një zëdhënës i IDF përmes një njoftimi theksoi se zona "përfshin infrastrukturë jetësore humanitare, siç janë spitalet, tubacionet e ujit dhe impiantet e shkripëzimit, si dhe furnizime të vazhdueshme me ushqim, tenda, ilaçe dhe pajisje mjekësore.
Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump , duke folur nga Zyra Ovale, tha se Uashingtoni është në "negociata shumë të hollësishme me Hamasin" për të arritur një marrëveshje mbi lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
Lidhur me pengjet, presidenti tha se Hamasi "duhet t'i lirojë të gjithë", duke iu referuar 20 personave që besohet të jenë gjallë dhe 38 personave që mund të kenë vdekur.
"Janë 20 persona, por midis atyre 20 mund të ketë dikush që ka vdekur së fundmi, nga ajo që dëgjoj. Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë", shtoi ai.
Komente
