Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir

Izraeli urdhëron heqjen e flamujve të Palestinës nga hapësirat publike, konsiderohen si kërcënim për rendin

9 Janar 2023, 15:38| Përditesimi: 9 Janar 2023, 15:42

  • Share

Ministri i ri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir ka udhëzuar policinë që të heqë flamujt palestinezë nga hapësirat publike, duke e quajtur simbolin kombëtar palestinez një akt terrorizmi.

Ligji izraelit nuk i nxjerr jashtë ligjit flamujt palestinezë, por policia dhe ushtarët kanë të drejtë t'i heqin ata në rastet kur ata mendojnë se ekziston një kërcënim për rendin publik.

Direktiva e së dielës nga Ben-Gvir, i cili kryeson partinë ultranacionaliste ‘Fuqia Jude’ në qeverinë e re të ekstremit të djathtë të Benjamin Netanyahu dhe si ministër i sigurisë kombëtare mbikëqyr policinë, duket se sinjalizon një qëndrim të ashpër dhe pa kompromis ndaj shprehjeve palestineze të identitetit dhe fjalës së lirë dhe demonstratat pro-palestineze.

Shfaqja e flamurit palestinez në Izrael, në praktikë, është shtypur prej kohësh nga autoritetet izraelite, me palestinezët që i konsiderojnë lëvizje të tilla si një përpjekje për të shtypur identitetin palestinez.

Urdhrat e Ben-Gvir erdhën pas një proteste masive anti-qeveritare në Tel Aviv të shtunën, ku disa demonstrues valëvitën flamurin palestinez.

Protestuesit e etiketuan qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu të betuar së fundmi si "fashiste" dhe kërkuan barazi dhe bashkëjetesë midis palestinezëve dhe izraelitëve.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ruben: 09/01/2023 20:53

    Do zoti del nje hitler tjeter per ju o cifutat e ndyre se e meritoni te ndeshkoheni vrasesa te ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?