Bota

Izraeli vendos vaksinimin kundër COVID të fëmijëve nga 5-11 vjeç

15 Nëntor 2021, 10:18| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 10:21

  • Share

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli i ka hapur rrugë vaksinimit kundër koronavirusit të fëmijëve mbi 5 vjeç. Të miturit do të marrin vaksinën e Pfizer dhe sipas ekspertëve do të përdoret vetëm 1/3 e dozës ose një dozë prej 10 mikrogramësh. Ndërsa për fëmijët +12 vjeç d të përdoret një dozë e plotë e vaksinës.

Pfizer /BioNTech tha se vaksina e saj tregoi 90.7% efikasitet kundër koronavirusit në një provë klinike të fëmijëve të moshës 5- 11 vjeç.

Popullsia 9.4 milionë  e Izraelit është relativisht e re, me rreth 1.2 milionë fëmijë në grupmoshën 5-11 vjeç. Zyrtarët shëndetësorë kanë pasur dyshime se vendi mund të arrijë "imunitetin e tufës" nëse ata fëmijë nuk vaksinohen.

 Një sondazh i opinionit në Izrael javën e kaluar tregoi se 27% e prindërve do të lejonin fëmijët e tyre nën moshën 12 vjeç të merrnin vaksinën, 33% ishin kundër dhe 40% ishin të pavendosur.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?