Hashem Safieddine

Lufta në Gaza e Liban/ Përflitej si lideri i ri i Hezbollah, IDF konfirmon eliminimin e Hashem Safieddine! Tajani: 25 milionë € nga Italia për ndihma humanitare dhe rindërtimin

22 Tetor, 09:05| Përditesimi: 22 Tetor, 23:08

  • Share

Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e zyrtarit të lartë të Hezbollah, Hashem Safieddine, i cili pritej të ishte lideri i ardhshëm i grupit.

IDF thotë se ai ishte vrarë në një sulm ajror në Bejrutin jugor në fillim të këtij muaji.

Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë. Gjithashtu grupi libanez ka konfirmuar se disa nga anëtarët e tij janë zënë rob nga ushtria e shtetit hebre. 

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi se vendi i tij do të ofrojë 20 milionë euro ndihma humanitare për Rripin e Gazës dhe Libanin, si dhe 5 milionë euro të tjera për rindërtmin e enklavës palestineze. 

Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vizitoi Izraelin, ku u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Pas një takimi me dyer të mbyllura, i cili zgjati 2 orë, Blinken i kërkoi Netanyahut që të shfrytëzojë rastin e vrasjes së liderit të Hamasit për të punuar drejt një armëpushimi në Rripin e Gazës. 

Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit, i ka kërkuar kryeministrit izraelit të marrë "masa të mëtejshme" për të dërguar ndihma në Gaza. 

Ndërkohë Izraeli ka vijuar me luftën dhe bombardimet në të dyja frontet, duke lënë edhe viktima.

Hezbollah dhe Hamas i janë përgjigjur me një seri raketash e dronësh, ku pati 3 të plagosur dhe u synua një objektiv bazë e Mosadit.

Bastisja izraelite pranë një spitalii në Bejrut la të paktën 13 të vdekur dhe 57 të plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mbrëmjen e djeshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mes të vrarëve është edhe një fëmijë. Të paktën 13 sulme në seri u njoftuan nga ana e IDF, shkruan “La Repubblica”.

Kurse një grua tjetër nga grupi i pengjeve raportohet se u vra në Gaza nga Hamasi, teksa IDF reagoi duke u shprehur se "nuk kishte informacion".

Tel Avivi njoftoi edhe për goditjen e një bunkeri të Hezbollahut, ku mbaheshin miliona dollarë dhe me të cilat financohej lufta e organizatës.

Shërbimi i ambulancës izraelite Magen David Adom tha se një burrë u plagos në qytetin Ma'agan Michael nga rënia e fragmenteve të një rakete përgjuese, të lëshuar kundër raketave të lëshuara nga Hezbollahu, drejt veriut të shtetit hebre. Këtë e raporton Al Jazeera. Më pas u raportua edhe për dy të lënduar të tjerë.

Hezbollahu nisi një sulm me raketa në një bazë detare pranë Haifës, në Izraelin verior, menjëherë pasi kishte shënjestruar një seli të inteligjencës izraelite Mosad, në periferi të Tel Avivit, në bazën detare Stella Maris.

Njëkohësisht izraeli njoftoi se gjatë natës, sirenat u dëgjuan në Haifa dhe territore të tjera izraelite, teksa 5 nga raketat u bllokuan, shkruan “Time of Israel”. 

Ora 22:36
Izraeli konfirmon vrasjen e zyrtarit të Hezbollah që pritej të bëhej lideri i ardhshëm i grupit

1729629492_trtrtrt.PNG

Hashem Safieddine

Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e zyrtarit të lartë të Hezbollah, Hashem Safieddine, i cili pritej të ishte lideri i ardhshëm i grupit.

IDF thotë se ai ishte vrarë në një sulm ajror në Bejrutin jugor në fillim të këtij muaji.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha më 8 tetor se Safieddine mund të ishte eliminuar, por deri sot nuk ishte konfirmuar një gjë e tillë.

Ende nuk ka një reagim nga Hezbollah, në lidhje me këtë pretendim të shtetit hebre.

Ora 20:58
Hezbollahu pretendon sulme ndaj bazës ushtarake izraelite në Haifa

1729623751_1724577631hezbollah.jpg

Hezbollahu në Liban njoftoi në një deklaratë se kishte lëshuar dronë kundër një baze ushtarake izraelite në jug të Haifës dhe se kishte shkatërruar shtatë tanke të IDF, pesë prej të cilave ishin në Libanin jugor.

Ora 17:28
Liban/ Hezbollahu konfirmon se disa nga anëtarët e tij janë kapur nga ushtria izraelite

1729611553_za.PNG

Mohammad Afif

Hezbollahu ka pranuar se disa nga luftëtarët e saj janë kapur nga ushtria izraelite. Kjo u raportua nga Al Jazeera, duke cituar një zëdhënës të grupit shiit, i cili nuk dha numrin e anëtarëve të grupit libanez të kapur, por deklaroi se Izraeli "ka përgjegjësi" për jetën e tyre.

“Për çështjen e të burgosurve që mbahen aktualisht nga armiku, unë them: Unë e di që armiku nuk është i përkushtuar ndaj etikës së luftës dhe konventave ndërkombëtare, por ai ka përgjegjësinë për të ruajtur jetën e të burgosurve”, tha Mohammad Afif para gazetarëve, duke kërkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të garantojë sigurinë e tyre.

Ora 17:02
Lufta në Gaza e Liban/ Tajani: 25 milionë euro nga Italia për ndihma humanitare dhe rindërtimin

1729610609_antoniotajani.jpg

Antonio Tajani

Gjatë Samiti të Zhvillimit të G7, i cili u mbajt në Pescara të Italisë, minstri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi se vendi i tij do të ofrojë 20 milionë euro ndihma humanitare për Rripin e Gazës dhe Libanin, si dhe 5 milionë euro të tjera për rindërtmin e enklavës palestineze. 

“Kemi vendosur që gjatë takimit të sotëm të pasdites të ndajmë një angazhim humanitar emergjent nga pala italiane: 10 milionë euro për popullsinë e Libanit, 10 milionë ndihma humanitare në Gaza dhe mbështetje prej 5 milionë për planin e AP për planifikimin e rindërtimit. të Rripit të Gazës. Unë besoj se ne duhet të mendojmë për fillimin e një konference si ajo në Ukrainë për rindërtimin, për Gazën, Libanin dhe për ato pjesë të Izraelit që janë prekur”,-tha Tajani.

Ora 16:57
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin në shtëpinë e Netanyahut: Ka ditë dhe netë të tjera

1729609262_mohammadafif.jpg

Mohammad Afif

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë.

“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin e Cezaresë dhe sulmin në shtëpinë e Netanyahut”, tha shefi i zyrës së shtypit të Hezbollahut, Mohammad Afif.

Milicët shiitë, të financuar dhe të armatosur nga Irani, kërcënojnë gjithashtu se do të ketë sulme të tjera të këtij kalibri në Izrael.

Ora 16:31
VIDEO/ Momenti kur raketa izraelite shpërthen pallatin në Bejrut, rrezikohen civilët

 

Sulmet e izraelit vijonë në Beirut kundër Hezbollahut. Ushtria operacionet e saj I ka përhapur në lokacione të ndryshme ku mendohet se ka milici të grupit libanez. Një pjesë është përqndruar në periferinë jugore të qytetit, ku raketat janë lëshuar ndaj godinave të ndryshme. Pjesë e tyre ka qenë edhe ky sulm që po shihni në video,  ku një raketë goditi një pallat pranë të cilit po qëndronin dhjetëra civilë.

Ora 11:59
Rritet bilanci nga bombardimet izraelite afër spitalit në Bejrut, 13 të vdekur dhe 57 të plagosur

Një mjek i spitalit në Bejrut kujdeset për një nga fëmijët e plagosur nga bombardimet

Rritet bilanci i të vdekurve nga sulmet dhe bombardimet e mbrëmshme dhe të sotme izraelite, në Bejrut.

Shkon në 13 të vdekur dhe 57 të plagosur numri u personave të prekur nga shpërthimet pranë një spitali në kryeqytetin libanez, në një zonë pranë spitalit Hariri në Jnah.

Një prej viktimave është fëmijë, teksa shtatë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë libaneze, duke saktësuar se në spital janë konstatuar “dëmtime të konsiderueshme”. Fillimisht u raportua për 4 të vdekur dhe 24 të plagosur.

IDF sulmoi edhe një bazë të Hezbollah, ku mbaheshin miliona dollarë dhe lingota ari, me të cilat dyshohet se financohej lufta e organizatës së lidhur me Iranin.

Kurse sot (22 Tetor), njoftohet se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael. Këtë e ka bërë të ditur agjencia AFP. Departamenti i Shtetit ka konfirmuar një mision në Lindjen e Mesme deri më 25 tetor dhe sipas raporteve të publikuara nga mediat izraelite, sot Blinken pritet të shohë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.

Ora 10:45
Blinken mbërrin në Izrael, fokusi kryesor armëpushimi në Gaza

Foto: Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael.

Blinken pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë përpara se të shkojë në vendet arabe në një përpjekje për të rivendosur procesin e ngecur diplomatik për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve, pavarësisht se lufta në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar në disa fronte.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit përshkruan perspektivat e pasigurta për rivendosjen e shpejtë të armëpushimit në Gaza dhe bisedimet për pengjet, duke fajësuar Hamasin për largimin nga negociatat javë më parë.

Ndërkohë ushtria izraelite raportoi në Telegram se gjatë natës goditi depot e armëve të Hezbollahut, qendrat komanduese dhe objektiva të tjera terroriste në Bejrut, duke përfshirë një bazë të Njësisë Detare të milicëve shiitë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?