Të paktën 73 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në Gaza për shkak të sulmeve izraelite. Mediat e huaja raportojnë se 36 prej viktimave janë në qytetin e Gazës, 17 prej tyre u vranë pranë një tregu. Në qytetin e Gazës, forcat izraelite kanë nisur ofensivën e fundit ku janë larguar mbi 450 mijë palestinezë.
Donald Trump premtoi te liderët arabë se nuk do të lejojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të aneksojë Bregun Perëndimor. Lajmi raportohet nga Politico, duke cituar disa burime të informuara mbi takimin që presidenti amerikan zhvilloi të martën me liderët arabë në margjinat e Asamblesë së OKB-së.
Një sulm me dron në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, ka shkaktuar të paktën 20 të plagosur, nga të cilët dy persona në të 60-tat janë në gjendje të rëndë. Shumica e të plagosurve janë goditur nga copëzat e dronit.
Sipas mediave izraelite, sulmin e ka kryer grupi Houthi, i cili është pro-iranian dhe kontrollon zona të mëdha të Jemenit.
Për sigurinë e personelit, ushtria jordaneze njoftoi se do të zhvendoste spitalin fushor në këtë qytet. Sipas mediave izraelite, objekti do të zhvendoset në Khan Yunis, ku ushtria izraelite ka caktuar një zonë humanitare.
Ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij ushtarak në qytetin e Gazës, OKB-ja paralajmëroi se veprimet e ushtrisë izraelite po “shkaktojnë terror mbi popullsinë palestineze dhe po detyrojnë dhjetëra mijëra njerëz të ikin.”
Sakaq, UNIFIL në Liban ka hedhur akuza ndaj Izrarelit se ka shkelur Rezolutën 1701 dhe sovranitetin libanez, pasi pikasën një dron në selinë Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në jug të vendit. Në një deklaratë, UNIFIL tha se një dron ushtarak izraelit ishte rrëzuar dje brenda selisë në Naqoura.
"Incidenti nuk shkaktoi lëndime", deklaroi UNIFIL, duke pretenduar se inxhinierët "neutralizuan pajisjen", e cila u përcaktua të ishte e paarmatosur, por e pajisur vetëm me një kamera. Sipas Times of Israel, ushtria izraelite ka konfirmuar se droni iu përkiste atyre, ndërsa UNIFIL tha se kjo përbën një shkelje të Rezolutës 1701 dhe sovranitetit libanez.
Një sulm me dron në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, ka shkaktuar të paktën 20 të plagosur, nga të cilët dy persona në të 60-tat janë në gjendje të rëndë. Shumica e të plagosurve janë goditur nga copëzat e dronit.
Sipas mediave izraelite, sulmin e ka kryer grupi Houthi, i cili është pro-iranian dhe kontrollon zona të mëdha të Jemenit. Të plagosurit janë trajtuar nga Shërbimi Kombëtar i Mjekësisë Emergjente, Magen David Adom.
Donald Trump premtoi te liderët arabë se nuk do të lejojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të aneksojë Bregun Perëndimor. Lajmi raportohet nga Politico, duke cituar disa burime të informuara mbi takimin që presidenti amerikan zhvilloi të martën me liderët arabë në margjinat e Asamblesë së OKB-së.
Trump u paraqiti liderëve një dokument që përshkruan planin e administratës së tij për të vënë fund luftës dhe përfshin premtimin për Bregun Perëndimor, si dhe çështjet e qeverisjes dhe sigurisë pas luftës.
Një dron ushtarak izraelit u rrëzua dje brenda selisë së Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban, në Naqoura, në jug të Libanit, raportoi UNIFIL në mediat sociale.
"Incidenti nuk shkaktoi lëndime", deklaroi UNIFIL, duke pretenduar se inxhinierët neutralizuan pajisjen, e cila u përcaktua të ishte e paarmatosur, por e pajisur vetëm me një kamera.
Ushtria izraelite, raporton Times of Israel, i konfirmoi UNIFIL se droni i përkiste atyre. UNIFIL deklaron se "kjo përbën një shkelje të Rezolutës 1701 dhe sovranitetit libanez".
Komente
