Tërheqja e ndihmave nga banorët e Gazës

Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza ndaj Hamasit, të paktën 59 të vdekur vetëm sot! Shumica civilë, shkonin për ndihma humanitare

12 Korrik, 22:58| Përditesimi: 12 Korrik, 23:05

  • Share

Izraeli dhe forcat e ushtrisë IDF njoftuan sot se sulmuan mbi 35 objektiva të reja të Hamasit në Gaza.

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite ditën e sotme është rritur në 59, mes tyre edhe shumë civilë, informon "La Repubblica".

Të paktën 31 palestinezë u qëlluan për vdekje ndërsa udhëtonin drejt një vendi shpërndarjeje ndihmash në Rripin e Gazës, ndërsa sulmet ajrore izraelite vranë të paktën edhe 28 palestinezë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, thanë zyrtarë të spitalit palestinez dhe dëshmitarë, siç raportohet nga 'Haaretz'.

Kryqi i Kuq tha se spitali i tij në terren kishte regjistruar fluksin më të madh të vdekjeve në më shumë se një vit funksionimi dhe se shumica dërrmuese e më shumë se 100 personave të plagosur kishin plagë nga armë zjarri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 13/07/2025 07:56

    Cifutet nuk po bombardojne hamasin por po vreasin femije dhe civile te pafajshem prandaj mos shkruani qe bombardon Hamasin sepse nuk eshte e vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?