Bota

Izraeli vret kreun e Xhihadit Islam, hakmarrje me ‘shi’ raketash mbi Tel Aviv

12 Nëntor 2019, 09:00| Përditesimi: 12 Nëntor 2019, 09:05

  • Share

Izraeli ka vrarë ‘kokën’ e Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza, në një sulm të përbashkët mes ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës së brendshme, Shin Bet.

Baha Abu al-Ata u qëllua për vdekje në dhomën e tij në një ndërtesë të qytetit të Gazës sot herët në mëngjes.

Kreu  Xhihadit Islam ishte përgjegjës për sulmet me raketa ndaj disa qyteteve dhe sulmet terroriste në territorin e shtetit hebre.

Një orë pas vrasjes së al-Ata, nga Gaza u lëshuan qindra raketa në të gjitha qytetet e Izraelit jugor, deri dhe në Tel Aviv, ku është paralizuar jeta.

Shkollat janë mbyllur dhe është kufizuar në maksimum lëvizja në qytet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?