Eden Golan

Izraeli zbulon këngën e ndryshuar për Eurovision

11 Mars, 21:28| Përditesimi: 11 Mars, 21:45

  • Share

Izraeli publikon versioni e ri të përpunuar të këngës “October Rain” (Shiu i tetorit)pasi organizatorët e  Eurovision e refuzuan pasi versioni i parë nuk i përmbahej neutralitetit politik. Eden Golan do të përfaqësoj vendin me baladën “Hurricane” (Ne shqip: Stuhia).

Kënga u shfaq premierë të dielën e 10 marsit. Sipas transmentuesit publik Kan, kënga flet për  historinë e një gruaje që po përjetonte një krizë personale.

Kan fillimisht refuzoi të ndryshonte këngën, duke thënë se do të preferonte të tërhiqej nga konkursi - por Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, më vonë bëri thirrje për "rregullime të nevojshme" për të siguruar që vendi të mund të merrte pjesë.

Tek kënga e parë vargjet si "Nuk ka mbetur ajër për të marrë frymë" dhe "Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre", u panë si referenca për viktimat e sulmit vdekjeprurës të Hamasit, i cili shkaktoi ofensivën aktuale tokësore të Izraelit në Gaza.

Muzikalisht, 'Stuhia' është e njëjta këngë si 'Shiu i Tetorit' - por teksti tani është më i përgjithshëm, me fraza të tilla si "Çdo ditë, po humbas mendjen" dhe "Unë jam ende i thyer nga ky uragan", shkruan BBC. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?