Bota

Izrael-Palestinë, Gjykata e Hagës hetim për krime lufte të kryera në territoret palestinez

21 Dhjetor 2019, 10:08| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 10:11

  • Share

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka hapur një hetim për "krime lufte" në territoret palestineze.

Sipas kryeprokurorit të gjykatës, Fatou Bensouda, ekziston një bazë e arsyeshme për të filluar një hetim mbi situatën në Palestinë.

Ndërsa autoritetet palestineze kanë duartrokitur nismën e gjykatës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kjo “është një ditë e zezë për të vërtetën dhe drejtësinë".

Sipas Gjykatës Penale, hetimi ka për qëllim "dhënien fund të mosndëshkimit për kryerësit e krimeve"

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit duke thënë se Gjykata e Hagës po përpiqet të shënjestrojë Izraelin padrejtësisht.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?