Bota

Izraeli paralajmëron SHBA-të dhe aleatët perëndimorë për 'strategjinë' e armëve bërthamore nga Irani

30 Nëntor 2021, 01:47| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 03:19

  • Share

Një 'luftë historike' mes Izraelit dhe Iranit ka bërë që Izraeli të ‘zgjohet’ dhe të veprojë për të marrë situatën nën kontroll përballë 'fuqive' të mëdha perëndimore, nisur nga aktivitetet e dyshimta të Iranit së fundmi. Duke përdorur aleancën e saj të pa fshehur me SHBA-në, Izraeli vë në dukje tejkalimin e marrëveshjes në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës, JCPOA nga ku ishte përcaktuar një lloj hendeku në pasurimin me uranium. Irani tashmë po ndërmerr hapa teknikë për pasurimin e uraniumit në 90%, një nivel që është i dobishëm vetëm për prodhimin e armëve bërthamore.

Izraeli lëshoi ​​paralajmërimet ndërsa bisedimet për të ‘ringjallur’ Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015, i cili frenon programin bërthamor të Iranit, rifilluan në Vjenë të hënën pas një hendeku prej pesë muajsh. Irani tashmë është duke pasuruar uranium në 60%, shumë më lart se nivelet e lejuara në marrëveshje, thuhet në raport.

Raporti, ofron më shumë detaje të supozuara për të konfirmuar një fjalim që Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz mbajti të hënën, duke pranuar se Izraeli tashmë kishte ndarë inteligjencën me aleatët e tij duke treguar për garën e vazhdueshme të Iranit drejt një arme bërthamore në shkelje të JCPOA. Analistët e inteligjencës amerikane dhe izraelite kanë sugjeruar se Irani mund të prodhojë armët e tij bërthamore brenda një deri në dy vitet e ardhshme.

Menjëherë pas kësaj deklarate Mbretëria e bashkuar është vënë në lëvizje duke theksuar se së bashku me Izraelin do të “punojnë natë e ditë” për të parandaluar që Irani të bëhet një fuqi bërthamore, shkruajtën ministrat e jashtëm të të dy vendeve në një artikull të përbashkët.

“Ora po shkon, gjë që rrit nevojën për bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe miqtë tanë për të penguar ambiciet e Teheranit”, shkruan Liz Truss e Britanisë së Madhe dhe homologu i saj izraelit Yair Lapid në gazetën The Telegraph të dielën.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha më herët gjatë ditës se vendi i tij ishte "shumë i shqetësuar" se fuqitë botërore do të heqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufijve të pamjaftueshëm në programin e tij bërthamor, ndërsa negociatorët mblidhen në Vjenë të hënën në një përpjekje të fundit për të ‘shpëtuar’ një marrëveshje bërthamore.

Çfarë përfshin Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës?

Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) është një marrëveshje e detajuar 159 faqesh me pesë anekse të arritura nga Irani dhe P5+1 (Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) më 14 korrik 2015. Marrëveshja bërthamore u miratua nga Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 20 korrik 2015. Pajtueshmëria e Iranit me dispozitat bërthamore të JCPOA-së verifikohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) sipas kërkesave të caktuara të përcaktuara në marrëveshjen.

Ka pasur 5 shkelje të marrëveshjeve të JCPOA nga Irani, të cilat kanë përkuar me qeverisjen e Donald Trump, që prej reformimit nga Joe Biden më 18 shkurt të këtij viti, kjo është lëvizja e parë e Iranit nën administrimin e tij dhe zhvillimet mbi këtë shkelje priten me shumë kureshtje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?