Policë italianë dhe rregullorja e etikës me 14 pika

DOKUMENTI/ Ja 14 pikat e rregullores për policët italianë që do vijnë në Gjadër dhe Shëngjin

6 Gusht, 12:02| Përditesimi: 6 Gusht, 12:34

  • Share

Shqiptarja.com publikon rregulloren e plotë me 14 pika për policët italianë që do të vijnë të punojnë dhe ushtrojnë detyrat e tyre funksionale në qendrat e pritjes dhe trajtimit të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, sipas marrëveshjes dypalëshe të firmosur nga kryeministrat Rama dhe Meloni.

Ndër pikat kryesore të manualit, sië edhe u raportua më herët, përveç mosshoqërimit me gratë shqiptare, veshjes, sjelljes, qëndrimit në lokale për kafe apo menutë e restoranteve, bien ne sy edhe këshillat për kursin e këmbimit, ku punonjësit paralajmërohen për bursën Exhange të Euros në Shqipëri dhe se do humbasin 0,29 cent nga shkëmbimi. Njoftohen se vendi është i sigurt, por Gjadri ka insekte apo çështjen e karburantit. 

Rregullorja apo manuali etik për policët italianë:

1-Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme. Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore.

2-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja më pak modeste në publik nuk është e mirëpritur.

3-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e sheh gruan e tij duke iu bere komplimenta nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

4-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni qëndrimet mosbesuese.

5-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë myslimane (mbi 50% të popullsisë), ekziston bashkëjetesa paqësore e feve të ndryshme, duke përfshirë sektet e krishtera ortodokse, të krishtera katolike dhe sektet islamike heterodokse.

6-Kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur: kjo është një traditë absolute që duhet ndjekur.

7-Në restorante, përmbajuni asaj që është përcaktuar në menu: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

8-Gatimet shqiptare janë shumë pikante.

9-Kursi i këmbimit është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është ekuivalente me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 lekë cent, nëse bëni shkëmbimin operacionet kushtojnë shumë më tepër, ashtu si tërheqja dhe transaksionet me kartë krediti, të cilat nuk pranohen kudo).

10-Karburanti (veçanërisht nafta), ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali

11-Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato lokale

12-Kini shumë kujdes kur përdorni makina private dhe të kompanisë, për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës.

13-Zona e Gjadrit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja, prandaj rekomandohet sjellja e produkteve repelente (dezinfenktantë).

14-Kushtojini vëmendje mënyrës sesi flisni... pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë italishten.

 


Lajmi kryesor:

Më 1 shtator hapen qendrat e emigrantëve, rregullorja për policët italianë: Mos flirtoni me gratë! Kujdes kur flisni, dinë të gjithë italisht


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?