Më i madh i 20 viteve të fundit, ja çfarë ka mbetur nga zjarri në Shkodër, 80 tregtarët të dëshpëruar kërkojnë ndihmën e shtetit (VIDEO)

15 Qershor, 10:07| Përditesimi: 15 Qershor, 19:47

  • Share

Zjarri që ka rënë pasditen e 14 qershorit 2024 në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është konsideruar si më i madhi në 20 vite.

Këtë e bëri me dije, shefi i repartit të zjarrfikësve Shkodër Bashkim Ramaj, i cili tha se në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse të Ulqinit dhe të Tivarit.

Problematik sipas tij, mbeten edhe parkimet e gabuara të makinave në rrugë, të cilat pengojnë mjetet zjarrëfikëse që të ndërhyjnë më shpejtë për të shuar zjarrin.

“Sa morën njoftimin kemi sjell 7 mjete zjarrëfikëse. Janë angazhuar të gjitha mjetet dhe na kanë ardhur në ndihmë edhe të qarkut Lezhe, Malësi e Madhe dhe forcat e Ulqinit dhe të Tivarit. Ishte një rast i vështirë sepse kishte shumë vrull, nuk kishte ndodhur ndonjëherë kjo. Është zjarri më i madh i 20 viteve të fundit. Parkingjet një problem serioz që pengojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve në raste të tilla, qytetarët duhet që të jenë të ndërgjegjshëm që të mos parkojnë makinat vend e pa vend”, tha ai.

Nga ana tjetër, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

“Kemi 22 vite që tregtojmë këtu”, tha një tregtre.

“Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar”, tha një tregtare.

“Shteti të na ndihmojë. Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vet, por shteti të mendoj sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djers dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot. Jam e shokuar”, tha një tjetër.

 

Lajm në përditësim...

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 15/06/2024 19:25

    Qeveria ose bashkia t,u japin ndonje grant a kredi me zero interes me se paku, se jane 80 familje qe do vuajne per jetesen, edhe gjithsesi do pwrfnundojne ne asistence sociale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?