Kombëtarja e Francës mposhti Portugalinë me penallti në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pasi ndeshja përfundoi pa gola në kohën e rregullt, si dhe në gjysmë ore shtesë.
Me penallti, Franca fitoi me rezultat 5:3 dhe në gjysmëfinale takohet me Spanjën, e cila eliminoi Gjermaninë me rezultatin 2:1 në kohën shtesë.
Cristiano Ronaldo, 39-vjeç, luajti 120 minuta ndaj francezëve dhe shënoi një penallti në gjuajtje, por ai nuk arriti të shënonte gol në këtë turne dhe u bë lojtari më i vjetër që e ka bërë këtë.
Ronaldo luajti për Portugalinë në çdo Evropian nga viti 2004 e deri më sot, ndërsa në vitin 2016 fitoi Evropianin në Francë. Shumë prisnin që futbollisti legjendar t'i thoshte lamtumirë futbollit pas eliminimit nga Franca, por mesazhi që ka dërguar përmes Instagramit lë të kuptohet se nuk e ka ende këtë qëllim.
“Ne donim më shumë. Ne meritonim më shumë. Për ne. Për secilin prej nesh. Për Portugalinë. Ju jemi mirënjohës për gjithçka që na keni dhënë dhe për gjithçka që kemi arritur deri tani. Brenda dhe jashtë fushës. Jam i sigurt se gjithçka që kemi lënë si trashëgimi do të vlerësohet dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi të. Së bashku”, tha Ronaldo.
Ndryshe, Ronaldo ka luajtur 212 takime për Portugalinë dhe ka shënuar 130 gola.